Nga Velipoja drejt ish-Jugosllavisë me not në kujtesë të të rinjve që sfiduan komunizmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtatë notarë zgjodhën të përshkojnë me not një distancë rreth 5 km deri në derdhje të Bunës në përkujtim të dhjetëra djemve e vajzave që thuajse 4 dekada më parë notuan nën presionin e armëve për t’u arratisur nga Velipoja drejt ish Jugosllavisë.

Të rinjtë e asaj kohe sfiduan komunizmin duke kaluar kufirin ujor me not… Organizatori Kliti Hoti tregon se ky është viti i dytë që po zhvillohet një aktivitet i tillë por që synon të kthehet në traditë.. Pjesëmarrësit ishin notar jo vetëm nga Shkodra por edhe qytete të tjera.

Të emocionuar ata thonë se e pritën me kënaqësi ftesën për tu bërë pjesë e një kujtese që nuk duhet harruar.

Të izoluar dhe nën kushte të vështira, shumë djem e vajza morën guximin 39 vite më parë që përmes ujit të kalonin në territorin që sot i përket Malit të Zi.

Disa prej tyre arritën të arratiseshin e të tjerë mbetën të vrarë nga regjimi diktatorial i kohës. Ky aktivitet nuk ishte vetëm një homazh por edhe një mesazh i fortë drejt brezit të ri për t’i kujtuar se liria ka patur çmim, çmimin e jetës. /e.t

Të fundit

Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazuar në të dhënat e platformës Speedtest për...

26 gusht 1966 – Fillon Lufta Kufitare e Afrikës së Jugut

Më 26 gusht 1966, në Omugulugwombashe të Namibisë veriore, shpërtheu një përplasje e armatosur midis forcave të Afrikës së Jugut dhe luftëtarëve të Organizatës...

Politikat e migracionit në Gjermani, Merkel: Kemi arritur shumë deri tani

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien “Do t’ia dalim mbanë”. Ajo mbetet te fjalët e saj, sepse për të, bëhet...

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti. Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar...

Flamuri amerikan mbi gjithçka, urdhri i ri i Trump ndez debatet

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar të hënën, 25 gusht, një urdhër ekzekutiv që kërkon nga sistemi gjyqësor të ndëshkojë ata që djegin ose...

Lajme të tjera

Web TV