Qëlloi me çifte kuajt në Llogara, policia nis hetim ndaj 55-vjeçarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar që ka qëlluar me çifte ndaj kuajve në zonën e Llogarasë në Vlorë.

Uniformat blu kanë nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj një 55-vjeçari nga Orikumi. Këtij të fundit iu sekuestrua edhe një çifte të cilën e posedon, për ekzaminime të mëtejshme.

Policia thotë se nga të shtënat me armë gjahu është dëmtuar vetëm një prej kuajve.

Por, sipas dëshmitarëve të zonës, katër kuaj kanë ngordhur në vend, ndërsa disa të tjerë mendohet se janë plagosur duke u futur në zonën pyjore të Karaburunit për t’u shpëtuar saçmeve të armëve të gjahut që u shkrehën mbi to.

Ngjarja e rëndë u regjistrua një ditë më parë. Burimet thanë se autorët mund të jenë gjahtarë të paligjshëm ose persona të përfshirë në konflikte për konkurrencë ndërmjet guidave turistike./e.t

Të fundit

“S’jam penduar për objektivin”/Mesazhi i japonezit që kurseu gati 800,000 euro në 20 vite

Një burrë japonez kaloi mbi dy dekada duke jetuar në kushte ekstreme për të arritur lirinë financiare, por një...

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë 30 për qind të dënimit...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Lajme të tjera

Web TV