SHBA/ 17-vjeçari qëllon me armë në Times Square të Nju Jorkut, 3 të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në Times Square të Nju Jorkut, pasi një 17-vjeçar hapi zjarr në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.

Policia e Nju Jorkut ka njoftuar se një person është ndaluar dhe po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen, megjithëse ende nuk janë ngritur akuza zyrtare.

Incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, rreth orës 01:20. Sipas policies, tre persona kanë mbetur të plagosur.

Ata janë një vajzë 18-vjeçare me plage të lehtë në qafë, një 19-vjeçar është qëlluar në këmbën e djathtë, ndërsa një burrë 65 vjeç është plagosur në këmbën e majtë.

Të tre u transportuan në spital dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme.

Policia bën me dije se para të shtënave ka pasur një përplasje verbale mes autorit dhe njërës prej viktimave. Arma e përdorur është sekuestruar.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momente kaosi, me njerëz që vrapojnë të frikësuar, ndërsa policia ndërhyn dhe i ofron ndihmë të plagosurve në vendngjarje.

Ky incident vjen në një kohë kur qyteti i Nju Jorkut po përjeton një rënie të ndjeshme të krimeve me armë zjarri.

Gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2025 janë shënuar vetëm 412 incidente me të shtëna, shifra më e ulët për një qytet me 8.4 milionë banorë./E.T

Të fundit

Qëlloi me çifte kuajt në Llogara, policia nis hetim ndaj 55-vjeçarit

Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar që ka qëlluar me çifte ndaj kuajve në zonën e Llogarasë...

Rubini turpërohet në Moskë, Daku shkëlqen me golin e 5-të radhazi

Disfata e Rubinit në Moskë, përballë CSKA-së që u shënoi pesë golave miqve nga Kazani, nuk e ka sfumuar formën e mirë të Mirlind...

Dhunohet brutalisht operatori polak në Përmet, akuzon rivalët

Operatori i një guide turistike polake, c, ka denoncuar publikisht me më 2 gusht është dhunuar brutalisht nga stafi i një agjencie udhëtimi rivale. Ngjarja...

“Kushtetuesja” merr vendimin, ja çfarë do të ndodhë me Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kryeparlamentarin përmes votimit të hapur. Kushtetuesja ka konstatuar se...

Nga Velipoja drejt ish-Jugosllavisë me not në kujtesë të të rinjve që sfiduan komunizmin

Shtatë notarë zgjodhën të përshkojnë me not një distancë rreth 5 km deri në derdhje të Bunës në përkujtim të dhjetëra djemve e vajzave...

Lajme të tjera

Web TV