Zbulohet shënimi i fundit në ditarin personal të Mbretëreshës Elizabeth II

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shënimi i fundit në ditarin personal të Mbretëreshës Elizabeth II, shkruar vetëm dy ditë para ndarjes së saj nga jeta është zbuluar në versionin e përditësuar të një biografie të re mbretërore, transmeton euronews.

Sipas autorit britanik Robert Hardman, Mbretëresha ka bërë regjistrimin e fundit në ditarin e saj më 6 shtator 2022, ndërsa ndodhej në rezidencën mbretërore në Balmoral. Dy ditë më pas, më 8 shtator, ajo ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare.

Shënimi i fundit i saj ishte i shkurtër dhe praktik:

“Edward erdhi të më takonte”.

Kjo është një referencë për sekretarin e saj privat, Sir Edward Young, i cili e ndihmoi Mbretëreshën të përgatitej për detyrën e saj të fundit publike takimin me kryeministren e re Liz Truss për betimin e qeverisë së re.

Elizabeth II ka qenë e njohur për përkushtimin e saj në mbajtjen e ditarit përgjatë gjithë mbretërimit të saj 70-vjeçar. Ajo e përdorte këtë praktikë si një formë dokumentimi të përditshëm dhe jo për analizë personale.

“Nuk kam kohë të regjistroj biseda, vetëm ngjarje”, i kishte thënë dikur sociologut Kenneth Rose.

Sipas burimeve nga pallati mbretëror, Mbretëresha shkruante gjithmonë me stilolaps dhe bojë të zezë, në fletore të lidhura me lëkurë. Ajo i mbante shënimet çdo ditë në tavolinën e saj, pavarësisht lodhjes apo orarit të vonë, duke mos e anashkaluar asnjëherë këtë zakon.

Tradita e ditarit mbretëror vazhdon edhe me Mbretin Charles III, i cili, sipas ndihmësve të tij, ruan një formë më personale të shkrimeve, ku përmbledh mendimet dhe reflektimet e ditës në fund të çdo mbrëmjeje.

Ky zbulim vjen si pjesë e botimit të përditësuar të librit “Charles III: New King. New Court. The Inside Story”, i publikuar më 7 nëntor./e.t

Të fundit

Shkrepset e idjotëve që do t’i vënë flakën botës

Leonard Veizi Botën nuk do ta shkatërrojnë as meteorët, as cunamet, as ndonjë supervirus i krijuar në laboratorin e rradhës...

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në Montreal Museum of Fine Arts...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Lajme të tjera

Web TV