Caktohet data e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi ka shpallur edhe zyrtarisht zgjedhjet lokale për 19 tetor dhe raundi i dytë më 2 nëntor.

Vendimi i kryeparlamentarit  të Maqedonisë së Veriut(MRV) për datën e zgjedhjeve lokale iu dërgua (09.08.2025) iu dërgua organeve kompetente për organizimin dhe zbatimin e procesit zgjedhor. Pas shpalljes së zgjedhjeve lokale, kuvendi do të vazhdojë funksionimin e rregullt administrativ, por nuk do të mbahen seanca plenare, me qëllim që të shmanget keqpërdorimi i foltores së parlamentit për çështje elektorale.

Thirrje kandidatëve për kulturë të lartë politike

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashiu ka bërë thirje partive politike dhe kandidatëve pjesëmarës në zgjedhjet lokale  të tregojnë kulturë të lartë politike, të shmangin fjalorin përçarës dhe presionet, si dhe të fokusohen tek qytetarët dhe zgjidhjet konkrete për sfidat e tyre.

“Këto zgjedhje janë një mundësi për forcimin e demokracisë dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë. Pres një proces të ndershëm, dinjitoz dhe në përputhje me standardet europiane”, deklaroi kryetari i kuvendit të RMV-së  Afrim Gashi.

Në zgjedhjet lokale, të tetat në rradhë që nga mëvetsimi i RMV-së, qytetarët në dy raunde zgjedhore do të zgjedhin 80 kryetarë të komunave dhe po aq këshilla komunal që do të udhëheqin vetëqeverisjen lokale gjatë katër viteve të ardhëshme. Qytetarët në zgjedhjet e tetorit do të votojnë edhe për kryetarin e bashkisë së Shkupit, që përbën njësi të veçantë të administratës lokale.

KSHZ përcakton kalendarin e aktiviteteve elektorale

Pas shpalljes së zgjedhjeve, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) duhet të mbajë seancë në të cilën do të publikohet kalendari i të gjitha afateve dhe veprimtarive zgjedhore, por edhe detyrimet e pjesëmarrësve në zgjedhje, mediave dhe organeve zgjedhore.

Lexo edhe :  Formimi i kabinetit qeveritar, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së zbarkon në Kryeministri

Kontrolli i Listës Zgjedhore, fillon 15 ditë pas shpalljes së zgjedhjeve dhe zgjat gjithsej 20 ditë. Qytetarët, gjatë asaj kohe mund t’i verifikojnë të dhënat e tyre dhe nëse ka parregullsi të kërkojnë të ndryshohen. Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve skadon 35 ditë para ditës së zgjedhjeve, përkatësisht më 15 shtator. KSHZ, duhet t’i verifikojë dhe konstatojë listat më së voni deri më 27 shtator. Fushata zgjedhore fillon më 30 shtator dhe do të zgjatë 20 ditë.

10 milionë euro për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Për zbatimin e tërë procesit zgjedhor shteti ka ndarë rreth 10 milionë euro. Dy të tretat e këtyre parave janë për reklamim politik të kandidatëve nëpër media, ndërsa një pjesë tjetër për kompensime për anëtarët e këshillave zgjedhorë, por edhe për transportin dhe logjistikën lidhur me materialin elektoral. Deri në fund të muajit gusht duhet të zgjidhen 21 mijë administratorë që do të angazhohen në këshillat elektoral në rreth 3.500 qendra votimesh. Përpos tyre edhe partitë që kanë fituar më shumë vota në zgjedhjet e kaluara, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe VLEN duhet të propozojnë edhe 14.000 anëtarë të këshillave zgjedhor./ DW

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV