Inter interesohet për portierin Donnarumma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

PSG ka zyrtarizuar transferimin e Lucas Chevalier nga Lille për 40 milionë euro plus 15 milionë euro të tjera bonuse. Ardhja e 23-vjeçarit hap rrugën për largimin e Gigio Donnarumma-s.

Portieri italian edhe pse ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në suksesin e sezonit të kaluar për parizienët, do largohet sepse nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës.

Duke qenë se i skadon kontrata pas një viti, PSG ka vendosur çmimin 30 milionë euro për kartonin e Donnarumma-s. Mediat italiane raportojnë se Inter po ndjek me vëmendje situatën e Donnarumma-s dhe nuk do ishte çudi nëse do tentonte transferimin e tij.

Në anën tjetër, Gigio Donnarumma është më i joshur nga ideja për të luajtur në Premier League sesa të rikthehet në Serie A. Manchester United është një nga klubet që ka shprehur interes për portierin italian, duke parë formën në rënie të Andre Onana. m.p.

Të fundit

4-vjeçarja shqiptare gjendet e mbytur në pishinën e një vile

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në ishullin Paksos nëGreqi,  ku një vajzë 4-vjeçare humbi jetën tragjikisht...

Përmbyset autobusi me turistë në Nju Jork, dyshohet për disa të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në shtetin e Nju Jorkut, ku një autobus turistik me rreth 50 pasagjerë është përmbysur në autostradën...

23 gusht 1942 – Nazistët hidhen mbi Stalingrad, lufta ku mbetën 2 milionë të vrarë

Lufta e Stalingradit ishte një nga betejat më të mëdha, më të përgjakshme dhe më vendimtare të Luftës së Dytë Botërore. Ajo filloi në...

Trump nxjerr foton me Putinin nga sirtari: Ai do të vijë në Kupën e Botës në Amerikë

Pasi tha më herët sot se do të bënte një njoftim të madh në Zyrën Ovale, Presidenti i SHBA-së Donald Trump zbuloi nga aty...

Horoskopi ditor, 23 Gusht 2025

Dashi  Nëse flisni shumë mund të ketë komplikime, sidomos në dashuri, ku fundjava do të jetë e vështirë. Parashikohet që të ketë debate. Mund të...

Lajme të tjera

Web TV