Ndërtimi i urës më të gjatë në botë midis Siçilisë dhe Italisë, mijëra protestues kundër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mijëra qytetarë marshuan në Siçili për të protestuar kundër planit të qeverisë italiane për të ndërtuar një urë që do të lidhte Italinë kontinentale me ishullin e Mesdheut, Siçilinë, një projekt që do të sillte urën me harkun më të gjatë në botë.

Sipas raportumeve të Al Jazeera rreth 10 mijë protestues morën pjesë në marshimin e zhvilluar të shtunën në qytetin e Mesinës për të kundërshtuar projektin e infrastrukturës me vlerë 13.5 miliardë euro (15.7 miliardë dollarë).

Qytetarët janë kundër projektit të propozuar për urën mbi ngushticën e Mesinës, për shkak të përmasave të tij të mëdha, rrezikut të tërmeteve, ndikimit mjedisor dhe mundësisë së përfshirjes së mafies.

Ideja për ndërtimin e kësaj ure është diskutuar për dekada, por këtë javë projekti mori një hap të madh përpara kur një komitet qeveritar që mbikëqyr investimet strategjike publike e miratoi planin.

Ministri i Transportit, Matteo Salvini, e cilësoi atë si “projektin më të madh të infrastrukturës në Perëndim”.

Salvini përmendi studime që parashikojnë se projekti do të krijojë deri në 120 mijë vende pune në vit dhe do të ndihmojë në nxitjen e zhvillimit ekonomik në Italinë e Jugut, ndërsa miliarda euro të tjera do të investohen në rrugë dhe përmirësime të tjera infrastrukturore./e.t

Të fundit

Parashqevi Simaku feston 59-vjetorin e lindjes, mesazh prekës për të birin

Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku feston sot 59-vjetorin e lindjes. Ka qenë vetë ajo që ka bërë të ditur lajmin,...

Këlliçi i bindur: Non grata për Berishën do të hiqet, kam 4 vite që e them

Demokrati Belind Këlliçi u shpreh se shumë shpejt Shtetet e Bashkuara do të heqin non gratën për Sali Berishën. Sipas Këlliçi, tashmë edhe në SHBA...

‘Nuk vij mo!’, Kryemadhi batuta pas daljes nga SPAK: Më thanë kush të duron ty…

Monika Kryemadhi, e cila u paraqit në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje, tha në fund të bisedës me gazetarët se nuk do të shkojë...

“Kush na ka maIIkuar?” Ish-banori i ‘BBV’ pëson aksident (Video)

Mevlan Shaba, i cili është dhe një ndër figurat më të komentuara në median “rozë” si në Shqipëri, po ashtu dhe në Kosovë, është...

Masakra e terroristëve në Beslanit të Rusisë, akti tragjik me 385 të vrarë

1–3 Shtator 2004 Më 1 shtator 2004, në ditën e parë të shkollës në qytetin e vogël Beslan, në Osetinë e Veriut, Rusi, ndodhi...

Lajme të tjera

Web TV