Rama paralajmëron industrinë e turizmit për çmimet e larta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama deklaroi se lirimi i hapësirave publike nuk do të jetë një aksion vere, por është pjesë e programit për Rilindjen Urbane 2.0 që do të zgjasë përgjatë gjithë mandatit të ri.

Kreu i qeverisë iu bëri thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në evidentimin e ndërtimeve zaptuese duke shkruajtur në platformën “Hapësira ime publike”.

“Platforma “Hapësira ime publike” do të mund të denoncoi cdo gjë të tillë për të identifikuar më shumë, por edhe ata që mbyllin sytë. Kryeministri nuk bën punën e drejtorëve, por për të shkundur ata që nuk bëjnë punën. Godina pa leje përgjithësisht nuk ka. Ato që janë ose janë sekuestruar ose do të sekuestrohen dhe konfiskohen. Kemi sekuestruar një godinë në Vlorë në shkelje të parametrave, jemi në proces me dy a tre të tjera. Rilindja Urbane 2.0 do të zgjasë 4 vjet dhe do të zgjasë 4 vjet nuk është aksion. Nuk e linim dot në dimër”, tha Rama.

Kryeministri Rama nuk la pa përmendur dhe sezonin turistik, që sipas tij po has në disa problematika për shkak se një pjesë e industrisë të këtij sektori nuk po mendon strategjikisht.

Rama paralajmëroi hapa radikale në këtë sektor duke nisur nga viti i ardhshëm.

“Duke filluar nga një pjesë e industrisë që nuk po mendon strategjikisht, por po mendon kap ca të kapësh. Po mendon sot për nesër. Nëse sot vendos çmime që do të hapin me shpejtësi fjalën që është shumë shtrenjtë në Shqipëri. Kemi bërë një hap të madh me plazhet dhe vitin e ardhshëm do të ndërmarrim hapa radikale. Pushteti vendor do të ngrihet në një nivel tjetër”, tha kreu i qeverisë./e.t

Të fundit

Nga zhgënjimi i vitit 2003 te triumfi më 2006; mesazhi i paharruar i Maldinit për Buffon

Viti 2003, stadiumi “Old Trafford”. Finalja e parë krejt italiane e Champions League vendosi përballë Milanin dhe Juventusin, një...

Zbardhet propozimi i Putin që fronti i luftës mos hyjë më thellë në Ukrainë

Vladimir Putin sipas BBC mësohet se ka ofruar të ndalojë ofensivën e tij dhe të “ngrijë” vijën e frontit në Ukrainë, nëse Volodymyr Zelensky...

Prapaskenat në Alaska, Putin kërkon që rusishtja të jetë gjuhë zyrtare në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin ka vlerësuar si “shumë të dobishme” bisedimet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të zhvilluara dje në Alaskë. Mediat ruse...

SHBA transferon 50 automjete të blinduara sigurie në Kosovë

Shtetet e Bashkuara i kanë transferuar 50 automjete të blinduara sigurie Kosovës, si pjesë e Programit të Artikujve të Tepërt të Mbrojtjes. Në njoftimin e ambasadës...

Italia fuqizon ekonominë ushtarake

Tregtia e armëve nuk është më vetëm çështje industriale apo gjeopolitike, ajo mbetet një strukturë ekonomike që përfshin qeveritë dhe territoret, një sistem i...

Lajme të tjera

Web TV