Rrugorja e Vlorës bën bilancin: 4 mijë gjoba gjatë 10 ditëve dhe 18 të arrestuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Rrugore e Vlorës ka bërë bilancin e 10 ditëve të para të gushtit.

Në njoftimin për mediat bëhet me dije se gjatë kësaj periudhe kanë vendosur 4297 gjoba për parakalime të gabuara, drejtimi nën efektin e alkoolit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo mosvendosje të kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjeteve.

Ndërkohë 18 shoferë janë arrestuar ose ndodhen nën hetim për shkelje të ndryshme.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të sezonit veror dhe rritjes së ndjeshme të fluksit të automjeteve dhe turistëve vendas e të huaj, strukturat e Policisë Rrugore në të gjithë qarkun Vlorë janë angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit, sigurisë dhe lëvizjes së lirë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rrugët që të çojnë drejt zonave turistike.

Gjatë 10 ditëve të para të muajit gusht, janë hequr me mjet karrotrec dhjetëra automjete të parkuara gabim, të cilat pengonin qarkullimin dhe rëndonin trafikun, kryesisht në zonat bregdetare dhe në qytetin e Vlorës.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore, Policia Rrugore ka intensifikuar:

Monitorimin e pandërprerë të rrugëve hyrëse/dalëse të qyteteve dhe zonave bregdetare;

Shërbimet e Policisë në kryqëzime, zona turistike dhe pika me risk për bllokime;

Kontrollet ndaj shpejtësisë, parakalimeve të gabuara, drejtimit nën efektin e alkoolit dhe mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë 10 ditëve të para të muajit gusht:

Janë arrestuar/proceduar penalisht 18 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme;

Janë vendosur gjithsej 4297 masa administrative, ndër to:

1374 masa për shpejtësi tej normave të lejuara;

83 masa për parakalime të gabuara;

39 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;

361 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjeteve;

Lexo edhe :  Historia e trishtë e 12-vjeçarit në Vlorë! Nëna e lë në shi. "Dua bukë"

13 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;

2427 masa për shkelje të ndryshme të kodit rrugor./e.t

Të fundit

Horoskopi ditor, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift....

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi i veçantë do të zhvillohet...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Lajme të tjera

Web TV