Sa ndikon Melania Trump në vendimet e bashkëshortit të saj, Donald Trump?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me presidentin Donald Trump që pritet të zhvillojë vizitën e tij të dytë shtetërore në Britani në mesin e shtatorit, vëmendja e mediave nuk është vetëm tek ai, por edhe tek Zonja e Parë, Melania Trump.

Sipas vlerësimeve të qeverisë britanike, ajo ka një ndikim të ndjeshëm në vendimet e presidentit, madje edhe në drejtimin e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Gjashtë muaj pas nisjes së mandatit të tij të dytë, periudhë gjatë së cilës Trump ka ndryshuar qëndrimin në pothuajse çdo çështje madhore ndërkombëtare, zyrtarët britanikë duket se kanë ndryshuar strategjinë, duke u fokusuar te Melania në vend të përpjekjes për ta frenuar drejtpërdrejt presidentin republikan. Udhëtimi i fundit i Trump për golf në Britani ka forcuar bindjen se Zonja e Parë është këshilltarja e tij më me ndikim.

Burime diplomatike thonë se Melania ka luajtur një rol kyç në ndryshimin e qëndrimit të presidentit ndaj krizës humanitare në Gaza dhe në qëndrimin e tij skeptik ndaj qëllimeve të Vladimir Putinit për paqe në Ukrainë.

Trump, në biseda private dhe publike, shpesh pranon se respekton dhe dëgjon mendimin e saj.

Megjithëse është e njohur për profilin e ulët dhe shmangien e deklaratave politike, Melania ka ndërhyrë në disa çështje humanitare, përfshirë mbrojtjen e fëmijëve dhe të drejtën për abort — një pikë që e ka vënë në mospërputhje me bashkëshortin e saj.

Edhe pse një sondazh i shkurtit 2025 e renditi të 10-tën për nga ndikimi brenda administratës, largimi i disa figurave të afërta me presidentin, si Elon Musk, duket se ka rritur peshën e saj politike brenda rrethit të ngushtë të Shtëpisë së Bardhë./e.t

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV