Zjarr pranë stacionit të ujësjellësit në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë flakët

Një zjarr ka rënë sot pranë stacionit të shpërndarjes së ujit të pijshëm për Gjirokastrën.

Fatmirësisht pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës flakët u shuan duke mos u përhapur në zonën përreth.

Zjarri ra në një magazinë ku kishte automjete të parkuara brenda dhe jashtë saj.

Si pasojë e flakëve u dogjën edhe 20 pemë frutore./e.t