Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të urës së Drojës. Sipas raportimeve në aksident janë përfshirë një automjet me drejtues shtetasin ukrainas me inicialet A.D., dhe një mjet me drejtues ende të paidentifikuar i cili është plagosur.
Gjitashtu raportohet se si pasojë e aksidentit janë plagosur edhe dy pasagjerë. Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës ndërsa gjendja e tyre nuk dihet.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit të ndodhur pranë urës së Drojës në Mamurras. m.p.