Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali Berisha deklaroi se do të jetë opozita që do të hetojë kreun e qeverisë, Edi Rama për lidhjet e tij me ish-agjentin e FBI-së, Charles Mcgonigal, pasi akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani, se nuk po heton çështjen pavarësisht se opozita ka depozituar padi prej kohësh.
“Jam këtu për të denoncuar publikisht, Artur Troplinin, për heshtjen dhe mburojën e tij, mbrojtjen e tij, të Edi Ramës, Agron Nezës dhe Dorian Duçkës, duke mos hapur dosjen McGonigal”.
Lideri i opozitës premtoi se kjo çështje do të jetë prioritet i punës së PD-se në Kuvendin e ri, ku do të kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor.
“Opozita do krijojë komisionin hetimor parlamentar dhe do u dëshmojë shqiptarëve veprimtarinë kriminale, Rama-McGonigal në Shqipëri, do përpiqemi të hetojmë edhe me Kosovën, se kjo veprimtari është shtrirë dhe në Kosovë”.
Berisha kritikoi Ramën edhe për shembjen me tritol të një hoteli në Vlorë, pasi sipas tij në këtë mënyrë dëmtohet turizmi.
“Fillojnë ditën, fillojnë pushimet, me një shpërthim të atillë, duke u prerë dirtat. Me një situatë të tillë. Këtë mund ta bëjë Ramaduro”.
Kryetari i PD-se komentoi edhe protestën e gazetareve te News24, e cila po zhvillohej paralelisht me konferencën për shtyp duke kërkuar lejimin e punonjësve që të vijojnë punën normalisht.
“Të gjitha këto, janë akte atentate të rënda ndaj fjalës së lirë, janë përpjekje për të vendosur, për të shuar çdo zë.” m.p.