Katalogët e koleksionit të artit bashkëkohor “Imago Mundi”, një nismë vizionare nga Luciano Benetton, nga ky gusht janë aty në bibliotekën e Qendrës për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.
Ky koleksion unikal përmbledh vepra të artistëve të afirmuar dhe në zhvillim nga mbarë bota, por edhe një udhëtim artistik përgjatë paralelit 42.
Me “IMAGO MUNDI” dashamirësit e artit vizual tregojnë se përmes këtyre veprave arrijnë të përshkojnë historinë, kulturën dhe ndikimet ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, nga Europa në Azi, nga Gjeorgjia në Mongoli, nga Rusia në Japoni.
Në bibliotekën e Kryeministrisë gjenden pikërisht disa nga këto katalogë, saktësisht ato të koleksioneve nga: Turqia, Spanja dhe Mongolia. m.p.