Briken Calja ngre alarmin: Federata të garantojë rregulloren për Kupën e Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata Shqiptare e Peshëngritjes do organizojë më 6 shtator Kupën e Shqipërisë, ndërsa peshëngritësi Briken Calja ka reaguar në kanalet e komunikimit, duke i bërë apel Federatës që të garantojë disa gjëra bazë.

Mes tyre janë matja e peshës trupore, përcaktimi i fituesit mbi bazën reale në pedanë, testet antidoping apo kryerja e garës në Pallat Sporti dhe prania e medias. Calja merr pjesë në kategorinë deri në 79 kilogramë. Reagimi i Caljës është një kambanë alarmi, duke kërkuar rregullat bazë të garës, në një kohë kur ato duhet të ishin të garantuara.

Reagimi i plotë i Briken Caljës:

Deklaratë Publike
Drejtuar Federatës Shqiptare të Peshëngritjes
Si kampion dhe përfaqësues i peshëngritjes shqiptare në arenën ndërkombëtare, kërkoj zyrtarisht nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes që, në Kupën e Republikës (79 kg), të garantohet:

● Matja e peshës trupore në prani të një komisioni transparent, me përfaqësues nga të tre palët e sportistëve.
● Përcaktimi i fituesit vetëm mbi bazën e rezultatit real në platformë,aty ku flasin forca, teknika dhe sakrifica.
● Kryerja e testit antidoping për të gjithë pjesëmarrësit, sipas standardeve ndërkombëtare.
● Zhvillimi i garës në ambientet e pallatit të sportit, për shkak të rëndësisë së këtij kampionati dhe nevojës për kushte profesionale.
● Ftesë për median dhe publikun që të jenë pjesë e kësaj gare, në datën 6 shtator, një ditë që premton të sjellë emocionin dhe rivalitetin më të bukur që peshëngritja shqiptare ka parë në 20 vitet e fundit.

Kjo nuk është thjesht një kërkesë formale.
Kjo është një ftesë e hapur: Federata të garantojë rregullat, sportistët të japin maksimumin dhe publiku të jetë dëshmitar i një gare të ndershme, ku fiton vetëm më i miri.

Le ta bëjmë këtë kompeticion shembullin e peshëngritjes shqiptare një ditë që do të kujtohet për forcën, pasionin dhe respektin për sportin./e.t

Lexo edhe :  "Nuk e kishte fëmijën me mua", flet shqiptari që i mori jetën gruas në Greqi

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV