“Do i fus në një dhomë për dy minuta”, Trump zbulon planin Putin-Zelensky

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Trump, ka deklaruar se do ta vendosë Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në një dhomë me Zelenskyn për të arritur një marrëveshje për luftën në Ukrainë.

Sa i përket pjesëmarrjes së mundshme të Zelenskyt në takimin e së premtes, ai tha se ishte e mundur, megjithëse shprehu dyshime nëse prania e tij do të sillte rezultate të konsiderueshme.

“Ai mund të vijë, por ka shkuar në shumë takime. Kanë kaluar tre vjet e gjysmë pa ndodhur asgjë”, tha ai.

Presidenti i SHBA, Donald Trump deklaroi më tej se do ta dinte menjëherë nëse mund të arrihej një marrëveshje mes palëve.

“Do të kemi një takim me Vladimir Putinin dhe ndoshta në dy minutat e para, do ta di saktësisht nëse mund të arrihet një marrëveshje”, tha Trump.

Kur u pyet nga një gazetar se si do ta dinte saktësisht nëse mund të arrihej një marrëveshje, Trump u përgjigj: “Sepse kjo është ajo që bëj unë. Unë bëj marrëveshje”. m.p.

Të fundit

“Do i fus në një dhomë për dy minuta”, Trump zbulon planin Putin-Zelensky

Donald Trump, ka deklaruar se do ta vendosë Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në një dhomë me Zelenskyn për...

Zjarret po djegin vendin, raportohen 30 vatra aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të fundit të situatës së krijuar nga vatrat e zjarrit në territorin e vendin. Vihet re një përkeqësim...

Humb jetën nga i nxehti 4-vjeçari, e gjejnë brenda makinës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur javën e kaluar në Olmedo, Itali, ku një djalë 4-vjeçar humbi jetën pasi u gjet pa ndjenja në...

Trump shpall gjendjen e emergjencës, vendos Gardën Kombëtare në Uashington

Donald Trump ka njoftuar vendosjen e Gardës Kombëtare në Uashington. «Do ta shpëtoj kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara nga krimi dhe nga mjerimi», tha ai...

Merkatoja po del dështim! Liverpool 60 mln euro për yllin e Barcelonës

Pavarësisht se ka shpenzuar 300 milionë euro deri tani këtë merkato, Liverpool tregoi dje se ende nuk është gati për sezonin e ri. Ekipi...

Lajme të tjera

Web TV