Në një incident të çuditshëm në Republikën e Dagestanit të Rusisë, guidat turistike e dërguan një gomar poshtë një litari zipline mbi një shkëmb për të tërhequr vëmendjen e turistëve.
Një video e incidentit tregoi kafshën e lidhur në një litar zipline dhe të lëshuar poshtë një mali.
View this post on Instagram
“Gomari fluturoi më shpejt se një shqiponjë”, shkruhet në video.
Ndërsa ajo nuk tregonte uljen, kishte shqetësime se gomari mund të ishte plagosur kur arriti në fund.
Megjithatë, sipas një raporti, gomari nuk pësoi lëndime dhe u ul i sigurt.
Videot e ngjarjes u përhapën në rrjete sociale duke shkaktuar zemërim për këtë akt.
Pas reagimit të publikut, policia hetoi, por nuk mundi të ngrinte padi pasi kafsha nuk ishte lënduar dhe nuk ishte e qartë nëse ishte traumatizuar./E.T