Historike! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vjen në Tiranë, zbulohet data

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 11 shtator, Tirana do të mirëpresë mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Organi më i lartë drejtues i futbollit europian do të zbarkojë për herë të parë në kryeqytetin shqiptar, në një takim zyrtar ku pritet të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbollit.

Ky është një moment historik për Federatën e Futbollit dhe për Shqipërinë, që për herë të parë pret një mbledhje të këtij niveli të lartë ndërkombëtar.

Agjenda dhe temat që do të diskutohen gjatë mbledhjes do të bëhen publike disa ditë përpara eventit, përmes një komunikimi zyrtar për mediat dhe opinionin publik.

Shqipëria ka qenë edhe më herët mikpritëse e aktiviteteve të rëndësishme të UEFA-s, si mbledhja e Komitetit HatTrick, takimi i 11 federatave të Europës Juglindore, mbledhja e panelit Grassroots, ajo për Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Përgjegjësinë Sociale (SES), si dhe mbledhja e Komitetit të Medias së UEFA-s. m.p.

Të fundit

Gafa e radhës nga Bayern, merr sulmuesin e Chelsea për 81,5 mln euro!

Zbulohen detajet e kalimit të Nicolas Jackson te Bayern. Mediat gjermane raportojnë se klubi bavarez do të paguajë 16,5 mln...

Ka apo s’ka Kuvend në Kosovë?

Për njërin nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Ismet Salihun, Kuvendi nuk është konstituuar ende, pavarësisht se kryetari i tij thotë të kundërtën. “Konstituimi i...

La Liga në “hall”, në tre javë janë dy arbitra të dënuar

Linjë e ashpër kundër arbitrave në kampionatin spanjoll. Në tre javë dy janë përjashtuar. Interesant është fakti që në ndeshjen e Realit, pas protestave...

Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Neritan Buzi do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë. A2 CNN mëson se Lorenc Shehu, i cili ishte...

Policia merr nën hetim kujdestaren për keqtrajtimin e të miturve

Kujdestarja në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” është vënë nën hetim nga Policia e Tiranës pas denoncimit të ditës së djeshme në media ku...

Lajme të tjera

Web TV