Një pushues në Divjakë ka humbur jetën duke notuar në det.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30. Viktima është 70-vjeçari Vangjel Thomai nga Lushnja.
Dyshohet që i ndjeri të ketë pësuar arrest kardiak, megjithatë autopsia pritet të përcaktojë shkakun e saktë.
“Rreth orës 11:30, në plazhin e Divjakës, ka humbur jetën duke notuar në det, shtetasi V. Th., 70 vjeç, banues në Lushnjë”, njoftoi policia./e.t