Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë 30 për qind të dënimit me burg siç zbatohet aktualisht, sipas planeve të reja të qeverisë britanike, raportuan sot mediat.

Ministrja e Drejtësisë Shabana Mahmoud propozoi këtë ndryshim në ligj, i cili do t’i jepte qeverisë fuqinë për të deportuar shumicën e të burgosurve të huaj sapo ata dënohen dhe transferohen në burg, raporton Guardian.

Megjithatë, terroristët e huaj, vrasësit dhe shkelësit e tjerë të rëndë që janë dënuar me dënime të pacaktuara do të vazhdojnë të vuajnë dënimin në Mbretërinë e Bashkuar përpara se të merren në konsideratë për deportim.

Drejtuesit e burgjeve do të kenë fuqinë të vendosin për mos deportimin e një të huaji që është dënuar me një dënim të caktuar nëse, për shembull, ata gjykojnë se ai përbën një kërcënim serioz për interesat dhe sigurinë kombëtare të Britanisë së Madhe, kështu që ai do të mbetet në një burg britanik, sipas Guardian.

Masat e reja parashikojnë gjithashtu që kriminelëve të deportuar u ndalohet rihyrja në Mbretërinë e Bashkuar, gjë që do të zbatohet për të gjithë shkelësit e huaj që janë tashmë në burg, si dhe për kriminelët e dënuar rishtazi, me qëllim uljen e pagesës së taksapaguesve për të dënuarit e huaj.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, çdo vend në burg i kushton qeverisë mesatarisht 54,000 paund në vit, dhe të dënuarit e huaj përbëjnë rreth 12 për qind të popullsisë totale të burgjeve.

Qeveria ka miratuar tashmë një rregullore që do të hyjë në fuqi në shtator, sipas së cilës kriminelët e huaj që kanë vuajtur 30 për qind të dënimit me burg mund të deportohen, ndërsa deri më tani kjo përqindje ishte 50 për qind e dënimit të vuajtur.

Lexo edhe :  Viti i ri arsimor, Rama: 30 shkolla të reja hapin dyert nga 8 shtatori

Sipas legjislacionit të propozuar, i cili duhet të miratohet nga Parlamenti, të dënuarit e huaj nuk do të duhet të vuajnë asnjë pjesë të dënimit të tyre në burgjet britanike përpara se të deportohen.

Ministrja Mahmoud tha se qeveria ka ndërmarrë “masa radikale” dhe se ligji i ri do të sigurojë që deportimet të kryhen më shpejt se kurrë më parë.

Kapacitetet e sistemit të burgjeve janë pothuajse 97.5 për qind të mbushura dhe, gjatë muajve të fundit të qeverisë së Rishi Sunak, sistemi pothuajse u shemb në tre raste, zbuloi një ish-organizatë mbikëqyrëse e burgjeve në një raport të pavarur.

Pasi erdhi në pushtet në korrik 2024, kryeministri Keir Starmer iu përgjigj krizës duke lejuar disa të dënuar të largoheshin nga burgjet pasi kishin vuajtur 40 për qind të dënimeve të tyre, duke thënë se lirimi i parakohshëm ishte i nevojshëm për të “shmangur katastrofën” dhe mbipopullimin e burgjeve.

Qeveria që atëherë ka deportuar më shumë se 5,000 të burgosur të huaj, një rritje vjetore prej 14 për qind, dhe ka investuar 5 milionë paund në një task forcë speciale për të përshpejtuar largimin e të dënuarve nga gati 80 burgje, raportoi Guardian./kb

Të fundit

Kosovë/ Mungesë kuorumi, dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e thirrur për të hënën nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, nuk...

Juventus e ndoqi gjithë merkaton, Kolo Muani firmos me klubin londinez

Randal Kolo Muani nuk do të jetë një futbollist i Juventusit, por do të vazhdojë karrierën e tij te Tottenham në kampionatin anglez të...

“Interi ka blerë 5 të rinj dhe asnjëri nuk është titullar”

Beppe Bergomi, ish-kapiteni i Interit dhe kampion bote me Italinë më 1982, analizoi humbjen e parë të zikaltërve këtë sezon: “Duhet t’i japim merita...

Telefonat do të bëhen edhe më të shtrenjtë vetëm brenda pak muajsh, ja pse

Këtë vit, TSMC (Taiwan Semiconductor Manufacturing Company) rriti çmimet për prodhimin e çipave. Vitin tjetër, pritet që TSMC të rrisë më tej kostot me 5-10%...

Shkaktuan 16 milion lekë dëm, në pranga dy qytetarë

Ditën e sotme blutë kanë arrestuar dy shtetas pasi vodhën në mobilerinë ku punonin materiale pune përmes të cilave prodhuan mobilje dhe më pas...

Lajme të tjera

Web TV