Përkeqësohet situata, zjarret në pyjet e Gramshit po bëhen edhe më masive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata nga zjarri në Sojnik të Gramshit është përkeqësuar akoma më shumë. Sipas kryebashkiakut të Gramshit, Besian Ajazi, një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer mbi fshatin Sojnik që është akoma më agresive.

Në postimin në Facebook, Ajazi shkruan se flakët janë përhapur deri në fshatin Snosëm dhe rrezikon banesa.

“Situatë emergjente në pyjet e Gramshit. Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në Mukaj të Sojnikut, Njësia Administrative Kukur ndërsa tani në mesdrekë është ndezur një vatër e re zjarri më e madhe dhe më agresive mbi fshatin Sojnik i cili është përhapur deri në fshatin Snosëm duke rrezikuar edhe banesa”.

Kryebashkiaku i Gramshit thotë se flakët kanë rënë si pasojë e zjarrvënieve të qëllimshme.

“Dyshohet se shkaku është veprimtaria kriminale e piromanëve, që me papërgjegjshmëri të tmerrshme po rrezikojnë jetën, natyrën dhe pronën publike. Pavarësisht angazhimit maksimal të shërbimit tonë zjarrfikës, shërbimit pyjor, drejtorisë së shërbimeve, vullnetarëve dhe ndihmës së Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile – me 20 efektivë në terren dhe 2 helikopterë në operacion – zjarri vijon të jetë aktiv dhe i vështirë për t’u vënë nën kontroll për shkak të terrenit të vështirë, temperaturave të larta dhe erës të cilat favorizojnë përhapjen e flakëve. Dënojmë me forcë aktet barbare të zjarrvënies së qëllimshme. Autorët do të përballen me ashpërsinë më të madhe të ligjit dhe me zemërimin e një komuniteti që nuk lejon askënd të dëmtojë pasurinë e përbashkët. Jemi në monitorim të pandërprerë dhe do të vijojmë betejën për të mbrojtur pyjet dhe banorët tanë”, ka shkruar ai. m.p.

Të fundit

Kali i lidhur mes flakëve të Ferrit!

Alban Daci Ngjarjet e rënda  edhe të formës së tragjedisë, edhe pse shpesh njerëzimi është përpjekur t’i evitoi, shpesh ata...

Situata nga zjarret vijon në ‘alert’, 23 vatra aktive! Zonat që ende po digjen nga flakët

Pas angazhimit të forcave të emergjencave, situata nga zjarret paraqitet e stabilizuar në shumë zona problematike. Aktualisht janë raportuar 23 vatra zjarri aktive. Po punohet...

Murrizi i përgjigjet Arben Malajt/O Ben piramida, kukuvajkë që e shet veten për një rrogë

Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj Arben Malajt, pasi ky i fundit replikoi me të për çështjen e Bankersit. Replikat e Murrizit Paska çar satokartin Ben...

Zjarret në Delvinë/ Kali i djegur merret nën kujdes veterinar pas traumës nga flakët

Pamjet e një kali të djegur nga zjarret masive në Delvinë, të regjistruara më 13 gusht, kanë shpërndarë shqetësim të madh në rrjetet sociale...

“Pse nuk kishte zjarre në kohën e Enverit?”/ Ja si përgjigjet kryeministri Rama

“Zoti Edi Rama duhet ta kishte bërë ditë më parë, mos i lije të digjeshin, se tani nuk vlen, pse nuk kishim zjarr edhe...

Lajme të tjera

Web TV