Riviera shqiptare po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më të preferuara të yjeve ndërkombëtarë. Bukuritë natyrore, deti kristal, plazhet e virgjëra dhe mikpritja e ngrohtë kanë bërë që shumë VIP-a botërorë të zgjedhin Shqipërinë për pushimet e tyre verore, shpesh duke e mbajtur destinacionin sekret deri në momentin e publikimit të fotove.
Këtë vit, emra si Burak Özçivit, ylli i kinemasë turke, u fotografua duke shijuar ditët e nxehta në bregdetin e Vlorës.
Po ashtu, Dua Lipa, e cila prej vitesh e ka treguar hapur dashurinë për vendlindjen, ka vizituar sërish rivierën shqiptare, këtë herë e shoqëruar nga i fejuari i saj, regjisori britanik Callum Turner. Çifti ka shijuar ditë relaksi dhe ka ndarë me ndjekësit momente të veçanta nga jugu i Shqipërisë, duke treguar edhe një herë bukurinë unike të bregdetit shqiptar.
Edhe Ivanka Trump me familjen ka zgjedhur bregdetin shqiptar për disa ditë qetësie, duke u bërë pjesë e listës gjithnjë në rritje të figurave të njohura që vizitojnë vendin tonë.
Në vitet e fundit, Riviera shqiptare ka pritur edhe emra të tjerë të njohur botërisht si Matthew McConaughey, Antonio Banderas dhe Richard Gere, të cilët kanë mbetur të mahnitur nga natyra dhe mikpritja vendase.
Nga plazhet e bregdetit të Vlorës deri në brigjet magjepsëse të Ksamilit dhe Dhërmiut, Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë statusin e një “perle të fshehtë” mesdhetare, ku yjet e famshëm vijnë për të shijuar qetësinë dhe luksin natyror.
