Policia Rrugore e Dibrës ka shtuar kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve rrugore. Në një njoftim zyrtar, policia ka bërë një bilanc të shoferëve të ndëshkuar përgjatë 1 javë.
Gjatë javës së parë të muajit Gusht, është proceduar penalisht 1 drejtues automjeti për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë vendosur gjithsej 469 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:
-119 masa për parakalime të gabuara
-37 masa për mosvënien e rripit të sigurimit;
-16 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse;
-2 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
-5 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
-2 masa për xhama të errësuar;
-38 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar;
-8 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve;
-142 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. m.p.