Mjekë dhe farmacistë prej datës një gusht kanë vënë në zbatim një recetë të re mjekësore. President i Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, Dëfrim Goma tregon për Vizion Plus se cilat janë disa nga ristë.
“Përshkrimin detyrimisht të barnave edhe sipas principit aktiv apo gjenerik sepse deri me sot barnat janë përshkruar me emrat tregtar, risia e dytë është që kemi dy receta, receta akute që ka një afat 1 mujor dhe receta kronike që ka një afat nga 2 deri në 6 muaj. Në rast se receta do ekzekutohet në mënyrë të pjesshme, farmacisti do shkruaj anash barit, datën, sasinë, do firmos, do vulos do i bëjë një foto recetës dhe do ta mbajë ndërsa recetën origjinale do t’ja kthejë pacientit. Një risi tjetër është dhe e drejta që ka farmacisti të lëshojë kopje recete për barnat që nuk i ka në farmaci bazuar në recetën origjinale të mjekut”, shprehet President i Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë (UFSH), Dëfrim Goma.
Goma u bënë thirrje të gjithë mjekëve dhe farmacistëve të zbatojnë me përpikmëri udhëzimin dhe të jenë sa më të kujdesshëm në respektimin e formës dhe përmbajtjes së recetës duke shmangur kështu penalitetet.
Hyrja ne fuqi e recetes se re mjekësore vjen pas kërkesave të farmacistëve për të rritur sigurinë per pacientet/kb