Depozitat e shqiptarëve në USD rritje rekord, pranë nivelit më të lartë të kësaj dekade

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Depozitat në Dollarë Amerikanë në Shqipëri kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, duke arritur në 838 milionë dollarë në fund të qershorit.

Në një artikull të publikuar nga Monitor.al, që i referohet të dhënave nga Banka e Shqipërisë, thuhet se kjo përfaqëson një rritje prej 14.5% që nga janari dhe 21.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke e çuar vlerën e tyre pranë nivelit më të lartë të dekadës.

Rritja dominohet nga individët, të cilët zotërojnë 68% të totalit të depozitave në dollarë, me një rritje vjetore prej 23.2%.

Faktorët që ndikojnë këtë prirje përfshijnë normat më të larta të interesit për depozitat në dollar amerikanë (deri në 2.7%), si dhe tërheqjen ndaj instrumenteve financiare alternative. Investimet në kriptomonedha, veçanërisht bitcoin-in, mund të kenë luajtur rol kyç, pasi rritja e vlerës së tyre mund të ketë nxitur konvertimin e tyre në para fizike dhe riatdhesimin e fondeve në banka shqiptare. Kriptovaluta kryesore, bitcoin, tashmë këmbehet me afërsisht 117 mijë dollarë.

Të fundit

“Gaza, një nga episodet më të errëta” Sánchez: Përgjigja e Evropës ka qenë një dështim

Standardet e dyfishta të Evropës dhe Perëndimit mbi luftërat në Ukrainë dhe Gaza kërcënojnë të minojnë pozicionin e saj...

Qetësia në pavarësi: Fondi i pensionit në SIGAL si mundësi

Pavarësia financiare në moshën e pensionit nuk është e lehtë, por ajo pavarësi garanton qetësinë dhe mbarëvajtjen e moshës së tretë. Në Shqipëri vendimmarrjet e...

Rama: Vëzhgimi i shpendëve, atraksion turistik gjithnjë e më i dashur

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga zonat e mbrojtura, duke vlerësuar bukurinë e biodiversitetit që ofrojnë ato. “Buqetë pamjesh nga shpendët e ujit, protagonistë...

BIRN: KLP përfshihet nga debatet për drejtimin dhe buxhetin

“Prokurori Sokol Stojani akuzoi kryetaren e KLP-së, Mirela Bogdani se po e kthente Këshillin në agjenci udhëtimi dhe se kishte ushtruar presion ndaj administratës...

Hidhet shorti, Irena Gjoka caktohet gjyqtarja e seancës paraprake për dosjen e Ilir Metës

Gjyqtarja Irena Gjoka është caktuar me short për të shqyrtuar çështjen për kalim ose jo për gjykim, në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta. Prokuroria e...

Lajme të tjera

Web TV