“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet presioni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton gazeta ukrainase Strana, duke cituar një ish-këshilltar politik të lidhur me presidencën e Volodymyr Zelensky.

Sipas burimeve të Strana, tërheqja po shihet si një opsion i dhimbshëm, por i mundshëm, nëse SHBA-ja kushtëzon mbështetjen e mëtejshme ushtarake dhe financiare me lëshime territoriale ndaj Rusisë. Lajmi vjen pas raportimeve të mëparshme nga media perëndimore, përfshirë The Wall Street Journal, që sugjerojnë se Washingtoni po kërkon kompromis territorial si pjesë e një marrëveshjeje paqeje.

Gazeta amerikane raportoi se propozimi amerikan parashikon si hap të parë tërheqjen e trupave ukrainase nga territori i kontrolluar prej tyre në rajonin e vetëshpallur të Republikës Popullore të Donetskut, sipas termave të përdorur nga pala ruse. m.p.

Të fundit

“Apokalips” në Greqi/ Mbi 5 mijë zjarrfikës në luftë me flakët

Spanja vijon edhe këtë të enjte betejën me flaket që kanë shkrumbuar me mijëra hektarë pyje dhe zona të...

Trump që gëlltit gënjeshtrat e Putinit është kërcënim më i madh për Ukrainën sesa bombat

Rafael Behr Në Alaskë, udhëheqësi rus do të pretendojë se dëshiron paqe, por vetëm sipas kushteve të tij – dhe do të shfrytëzojë dëshpërimin e...

Fillestarët e Gluck-ut: kompozitori i shekullit XVIII ndryshoi përgjithmonë operën

Më shumë se 250 vjet pasi Orfeu dhe Euridika e Gluck prezantoi operën në një mënyrë të re, një inskenim akrobatik synon të bëjë...

Shqipëria në luftë me flakët, bilanci: 29 vatra zjarri ende aktive

Gjatë 48 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së zjarreve në disa qarqe të vendit....

Çështja “Epstein”, Melania Trump kërcënon djalin e Biden me padi 1 miliard dollarëshe

Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump ka paditur Hunter Biden, djalin e ish-presidentit Joe Biden, për 1 miliard dollarë pasi ai hodhi pretendime...

Lajme të tjera

Web TV