Zjarret në Tiranë, nënkryetari: Kush kryen veprime të qëllimshme, përballet me ligjin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Flakët e zjarrit me përmasa të konsiderueshme prej disa ditësh kanë përfshirë fshatin Damian në njësinë administrative Vaqarr.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj ka paralajmëruar të gjithë ato subjekte që kryejnë veprime për zjarrvënie të qëllimshme dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve se do të përballen me forcën e ligjit.

“Ajo që shihet është se zjarri ka përparuar nga ditët e tjera por një apel i rëndësishëm është për të gjithë ata që bëjnë këto veprime dhe me sa duket janë veprime të qëllimshme, qofshin individë apo biznese të përballen me forcën e ligjit. Ne sigurojmë të gjithë qytetarët se Bashkia do jetë 24 orë në shërbim të tyre dhe do bëjmë të pamundurën që asnjë jetë e qytetarëve të mos rrezikohet apo edhe banesat e tyre”, theksoi nënkryetari Sulaj.

Nga ana e saj, administratorja e njësisë administrative Vaqarr, Jonida Mema theksoi se sot zjarret kanë marrë përmasa më të mëdha dhe se është dashur ndërhyrja nga ajri për të mbajtur nën kontroll flakët por strukturat përkatëse janë në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës.

“Ndodhemi në fshatin Damian, lagjja Tresaj. Situata u bë pak më emergjente. Zjarri ka marrë përmasa pak më të mëdha nga dje deri më sot. Jemi afër banesave. Forcat zjarrfikëse, Emergjencat, Bashkia janë në dispozicion. Tani mbetemi me shpresë që çdo gjë të shkojë mbarë dhe me sukses në këtë situatë të vështirë. Terreni është i vështrë. Ne jemi në gatishmëri gjatë gjithë kohës”, u shpreh Mema./kb

 

Të fundit

Kush është fajtori?

Nga Artur Ajazi Dy ditë më parë, u vra me thikë në zemër një djalosh 14 vjeçar në Bilisht. U...

Dhe ja kështu përfundoi – një lamtumirë e trishtë, e rënduar dhe tepër… fekale

Ky mbyllje me një psherëtimë përfshin një katastrofë të neveritshme hidraulike dhe një rikthim aspak bindës tek skena e fundit e "Sex and the...

Rrëfimi i Linda Ramës: Familja jonë është shtuar me një mbesë

Në një intervistë ekskluzive për revistën Newsbomb.al të muajit gusht, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama rrëfen shumë të pathëna, nga jeta familjare,...

Policia, në alarm: Shoferët ecin me 2.5 herë më shumë shpejtësi se norma e lejuar…

Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin në lidhje me shpejtësinë tej normave të lejuara në aksin Levan-Tepelenë, ku kufiri i lejuar është 80 km/h,...

Konfirmohet: Zelensky do të takojë Trump të hënën në Uashington

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se do të takohet me Donald Trump në Uashington të hënën. Kjo vjen menjëherë pasi Shtëpia e Bardhë tha...

Lajme të tjera

Web TV