Dua dhe Mertoni erdhën në jetë falë programit kombëtar për trajtimin e infertilitetit, përmes procedurës in vitro që tashmë ofrohet në sistemin publik.
Kryeministri Edi Rama publikoi foto të foshnjeve, të lindura me in vitro, procedurë, e cila ofrohet falas në maternitetin “Koço Gliozheni” për çiftet që nuk kanë mundur të kënë fëmijë në mënyrë natyrale.
Sistemi shëndetësor publik ofron tashmë shërbimin e fertilizimit in vitro (FIV) falas përmes Qendrës së Teknikave të Riprodhimit Mjekësor të Asistuar (RMA) pranë Maternitetit “Koço Gliozheni”. Paketa e fertilitetit synon të mbështesë çiftet e reja përmes shërbimit falas të Fertilizimit in Vitro (FIVET).