Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por pas mesditës shumë vatra janë riaktivizuar duke bërë që një thirrje urgjente të urdhërtone evakuimin e të gjithë banorëve.
Një vatër e re është aktivizuar në lagjen Kasapaj, shumë pranë qytetit të Delvinës, ndërkohë në rrezik janë fshatrat Leftrehor, Varfaj dhe fshati Rusan. Në vatrën e re që është pranë shtëpive në Kasapaj, janë të paktën 4 automjete zjarrfikëse dhe dhjetëra trupa.
Pamjet që përcjellin nga Delvina korrensponentët tanë tregojnë më së miri situatën e rënduar në lagjen “Kasapaj”, ku ndodhen depozitat e gazit. Banorët e kësaj lagjeje janë evakuuar më herët nga forcat e policisë. m.p.