Vinicius, tema e nxehtë e Real Madridit! Nisin bisedimet, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Te Real Madrid është temë e nxehtë çështja e rinovimit të sulmuesit Vinicius Junior, i cili aktualisht ka kontratë deri në vitin 2027. Klubi i bardhë dëshiron të lëvizë në kohë për “ta blinduar” edhe më shumë brazilianin, që të mos rrezikohet nga surpriza kur t’i mbetet vetëm një vit nga skadimi i kontratës.

Sot, siç raporton “El Chiringuito”, agjenti i sulmuesit ka mbërritur në selinë qendrore të Valdebebas, duke shmangur pyetjet e gazetarëve dhe refuzuar të përgjigjej në lidhje me të ardhmen e mundshme të lojtarit të lindur në vitin 2000.

Vullneti i palëve është që të nisin menjëherë bisedimet për rinovimin, edhe pse është e vështirë që marrëveshja të arrihet para fundit të vitit. Objektivi i Real Madridit është që t’i mbyllë tratativat para fillimit të vitit 2026, pasi klubi është i vetëdijshëm për rreziqet që sjell mbërritja në vitin e fundit të kontratës. m.p.

Të fundit

“Jam shalqi me provë”, Rama premton kompensimin pas zjarrit: Shtëpitë e bagëti

Edi Rama zgjodhi të komunikojë vetë lajmin që pritej nga qeveria. kompensim të plotë, që nga shtëpitë deri te...

Karta e Atlantikut të vitit 1941 dhe ndikimit të saj në zhvillimet globale:

Sfondi – Lufta në kulmin e saj Në verën e vitit 1941, Lufta e Dytë Botërore ishte në një fazë kritike: Britania e Madhe, nën udhëheqjen...

Rënia e Euros thyen rekorde të reja, monedha europiane pranë kufirit të 97 lekëve

Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun po thyen rekorde të reja. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të...

Hidhet nga kati i katërt i pallatit, ndërron jetë 33-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Pogradec ku një 33-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij duke u...

Rama: Kur udhëtoj me familjen përdor gjithmonë klasin ekonomik

Përveçse për zjarret, në një video të transmetuar live në rrjetet sociale këtë të enjte, kryeministri Edi Rama iu përgjigj dhe akuzave që i...

Lajme të tjera

Web TV