Zjarret, Shqipëria ka 46 mijë ha tokë të dëmtuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dëmet që po shkaktojnë zjarret e këtij viti po thyejnë rekorde në dekadat e fundit. Sapo një vatër shuhet të tjera shfaqen.

Sistemi Evropian për Zjarret në Pyje thotë se deri më tani në Shqipëri janë shkrumbuar 45.6 mijë hektar pyje, ndërkohë që vjet për të gjithë vitin u dogjën në total 46 mijë hektar.

Me këtë situatë alarmante zjarresh nga veriu në jug, Instituti për Bashkitë Shqiptare kërkon nga qeveria të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore sidomos në dy bashki.

“Është e vonuar mbledhja e komunitetit Ndërministror të Emergjencave Civile. Gjykoj që ky është momenti për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Gramsh dhe Delvinë atje ku gjendja është më emergjente. Shpallja e fatkeqësisë natyrore i jep të drejtë institucioneve të mbledhin mjete për të menaxhuar situatën pa procedura burokratike”, thotë Agron Haxhimal, kreu i Institutit për Bashkitë.

Pasi vendi të dalë nga faza emergjente, thotë Instituti, të vlerësohen dëmet dhe të dëmshpërblehen banorët për humbjet prej zjarrit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ndërkohë ngriti mekanizmin e emergjencës për mobilizimin e të gjitha strukturave shëndetësore dhe logjistike në zonat e rrezikuara nga zjarret.

Të gjithë spitalet rajonale janë në koordinim të vazhdueshëm për mbështetjen operative të strukturave të përfshira në këtë emergjencë.

Dhjetëra qytetarë por edhe zjarrfikës janë drejtuar nëpër urgjenca për të marrë ndihmë mjekësore për shkak të problemeve të shkaktuara prej zjarreve dhe tymit. m.p.

Të fundit

Putini nuk kishte vend në tavolinë, por zëri i tij dëgjohej ende

Jeff Zeleny Presidenti rus Vladimir Putin nuk ishte i pranishëm në tryezën e bisedimeve mes Presidentit amerikan Donald Trump, liderëve...

Athinë, vritet me plumb në kokë 35-vjeçari shqiptar

Një 35-vjeçar nga Shqipëria është ekzekutuar me armë zjarri në Greqi. Mediat greke raportojnë se ai u qëllua me armë zjarri në kokë pak para...

Ofertë 30 milionë euro nga Arabia Saudite, por Juventus nuk dorëzohet

“La Gazzetta dello Sport” raporton se klubi saudit Al-Ahli i ka dërguar së fundmi Juventusit një ofertë 25 milionë euro, të gatshëm për ta...

Kryeministri britanik: Garancitë e sigurisë do të ishin një hap historik

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, diskutoi në tryezën që ka bashkuar të gjithë liderët evropianë, Zelenskyn dhe presientin amerikan Trump, duke u...

Zelensky ironizon gazetarin për veshjen: Ti dukesh njësoj!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u komplimetua për veshjen e tij në Shtëpinë e Bardhë gjatë takimit me Presidentin e SHBA, Donald Trump. Zelensky kishte...

Lajme të tjera

Web TV