“Apokalips” në Greqi/ Mbi 5 mijë zjarrfikës në luftë me flakët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spanja vijon edhe këtë të enjte betejën me flaket që kanë shkrumbuar me mijëra hektarë pyje dhe zona të banuara.  Autoritetet njoftuan viktimën e tretë nga zjarret në vendin europian. Bëhet fjalë për një burrë 36-vjecar i cili ishte vetëofruar si vullnetar për shuarjen e flakëve në Zamora.

Autoritetet Spanjolle deklaruan se 6 persona të plagosur nga djegiet përgjatë orëve të fundit, po marrin kujdes të specializuar në spital. Ministri e Brendshme në Spanjë njoftoi këtë të enjte se vendi po përballet me 14 zjarre të mëdha në 7 rajone të ndryshme , për të cilat është lëshuar alarmi I nivelit të rrezikut në shkallën dy, që nënkupton se këto flake mund të dëmtojnë banesat dhe njerëzit.

Madridi Zyrtar mori këtë të enjte dhe dy avionë të tjerë shtesë për shuarjen e flakëve nga Mekanizmi Europian për mbrojtjen civile.

Si pasojë e situatës apokaliptike me zjarret qarkullimi në të paktën 11 autostrada është bllokuar në Spanjë.

Mbi 5 mije forca zjarrfikëse po vijojnë betejën e tyre me flakët edhe në Greqi, ku aktualisht ka mbi 6 zjarre të mëdha të cilët janë aktive në Kios, Akaia, Zakynthos, Patras, Ilias dhe ne peleponez.

Situata në shtetin fqinjë paraqitet më e stabilizuar këtë të enjte.  Autoritetet kanë njoftuar se kanë arrestuar 6 persona për zjarrvënie të qëllimshme në 24 orët e fundit. 3 persona u arrestuan në Akaia, dy të tjerë në Patras dhe një 59 vjecar në Zakynthos I cili ishte arrestuar edhe dy vite më parë nën akuzat për të njëjtën vepër penale. Autoritetet ne Greqi  kanë njoftuar se 15 zjarrfikës dhe dy vullnetarë për shuarjen e flakëve janë shtruar në spital si pasojë e goditjes nga i nxehti, asfiksia dhe djegie të lehta.

Lexo edhe :  Berisha shkoi në Kosovë sepse ka bërë planin e arratisjes nga Shqipëria"

Zjarret në Europë kanë djegur këtë vit më shumë se 400 mijë hektare tokë, një sipërfaqe kjo 87% më e lartë se mesatarja e dy dekadave të fundit. Shkencëtarët parashikojnë se temperaturat ekstreme do të vrasin nga 8 mijë deri në 80 mijë qytetarë deri në fund të këtij shekulli./kb

 

Të fundit

E rallë/ Kapet për herë të parë peshkaqeni portokalli, habiten shkencëtarët

Një zbulim i jashtëzakonshëm ka ndodhur pranë Parkut Kombëtar Tortuguero në Kosta Rika, ku gjatë një udhëtimi peshkimi është...

Varrezat e makinave nuk do të lejohen më, ja çfarë ka planifikuar Qeveria

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa edhe për “varrezat” e makinave, teksa tha se jemi i vetmi vend në Evropë që i kemi të ligjëruara pa ligj. “Tjetra...

Kthyen ‘përmbys’ shkollën 9-vjeçare në Pogradec, procedohen dy të mitur

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për 2 shtetas të mitur. Dy të miturit dyshohet se kanë...

Doni të dini pse izraelitët janë indiferentë ndaj Gazës? Shihni televizionin e tyre

Roy Schwartz Ndonjëherë, lajmi më i rëndësishëm është ai që nuk shfaqet fare në tituj. Kjo ndodhi të premten e kaluar në edicionin e lajmeve...

Anëtarësimi në BE/ Ambasada Gjermane: Berlini është përkrah Shqipërisë

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka rikonfirmuar mbështetje të fortë për Shqipërinë dhe të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e tyre për...

Lajme të tjera

Web TV