Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hakerët rusë morën përkohësisht kontrollin e një dige në Norvegji më herët këtë vit, tha të mërkurën shefja e agjencisë së kundërzbulimit të këtij vendi nordik. Kjo është hera e parë që Oslo ia atribuon zyrtarisht sulmin kibernetik fqinjit të saj.

Gjatë kohës sa kishin nën kontroll digën në Bremanger, në perëndim të Norvegjisë, më 7 prill, hakerët hapën një portë dhe lëshuan 500 litra ujë në sekondë për katër orë, para se sulmi të zbulohej dhe të ndalej, kishin thënë më herët autoritetet.

Gjatë këtij sulmi nuk kishte pasur të lënduar.

Norvegjia prodhon pjesën më të madhe të energjisë së saj elektrike përmes digave hidroelektrike dhe autoritetet e inteligjencës kanë paralajmëruar më herët për rrezikun e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të vendit.

“Gjatë vitit të kaluar, kemi parë një ndryshim në aktivitetin e aktorëve kibernetikë pro-rusë”, tha në një fjalim Beate Gangaas, shefe e agjencisë së policisë së sigurisë, PST, të Norvegjisë.

Incidenti në Bremanger ishte një prej këtyre aktiviteteve, shtoi Gangaas.

“Qëllimi i këtij lloji operacioni është të ndikojë dhe të shkaktojë frikë e kaos te popullata e gjerë”, tha ajo. “Fqinji ynë rus është bërë më i rrezikshëm”.

Ambasada ruse në Oslo tha se deklaratat e Gangaas ishin “të pabaza dhe të motivuara politikisht”./kb

Të fundit

500 mln euro për vilën e Berluskonit, zbulohet personi që do e blejë

Villa Certosa, rezidenca e ish-Kryeministrit Italian Silvio Berlusconit në Porto Rotondo, Sardini, është gati për t’u shitur. Kjo pasuri, pjesë...

Lajmi i fundit: Rodrygo do largohet nga Real Madrid, kush do paguajë 110 mln euro?

Edhe pse e nisi si titullar ndeshjen e mbrëmshme ku Real Madrid fitoi 0-3 ndaj Real Oviedo dhe luajti për 63 minuta, Rodrygo duket...

Politikat e migracionit në Gjermani, Angela Merkel jep komentin e saj

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien "Do t'ia dalim mbanë". Ajo mbetet te fjalët e saj, sepse për të, bëhet...

Stomatologjia dhe farmacia, dy degët më të kërkuara në Shqipëri

Këtë të hënë janë publikuar rezultatet për studentet fitues të cilët janë ata ekselentët që do jenë dhe mjekët e ardhshëm. Kriteri kryesor për të...

Macron: Sulmet izraelite në spitalin e Gazës, të patolerueshme

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se sulmet izraelite ndaj një spitali në Gaza që shkaktuan vdekjen e civilëve dhe gazetarëve ishin "të patolerueshme". Sipas...

Lajme të tjera

Web TV