Sistemi Europian i Klimës: 49 hektarë të djegur në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është përfshirë nga zjarret më shkatërruese në një dekadë.Sipas të dhënave të sistemit europian për zjarret  dhe pyjet rezulton se në vendin tonë në 7 muaj janë djegur si pasojë e zjarreve mbi 49 mijë hektarë tokë.Nga të dhënat vërehet se kjo është sipërfaqja më e madhe e regjistruar   që prej vitit 2012 ku rezulton se në të gjithë vitin janë djegur mbi 53 hektarë sipërfaqe në të gjithë vitin.Ndërkohë në total  sipas të dhënave rezulton se janë 93 vatra zjarresh.

Aktualisht situate e zjarreve në vend paraqitet e nënkontroll ndërsa Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka ngritur grupet e punës për monitorimin e fermave dhe raportimin mbi gjendjen e shëndetit të kafshëve blegtorale në zonat e prekura nga zjarret në bashkitë Delvinë, Finiq dhe Gramsh.Nga të dhënat e deritanishme nga terreni, konstatohet:

Nga të dhënat e deritanishme nga terreni, konstatohet se në Fshatrat Tremul dhe Aliko (Njësia Administrative Aliko, Bashkia Finiq): Janë shkaktuar dëme në kullota dhe parcela me ullinj, por nuk ka humbje në bagëti. Fermerët janë udhëzuar për hapat që duhet të ndjekin në rast rreziku.

Në  Njësinë  Administrative Dhivër  po të Bashkisë Finiq janë dëmtuar kullota dhe ullishte. Fermat që rrezikoheshin nga mungesa e ushqimit për bagëtitë u evakuuan në zona të sigurta me kullota, larg vatrave të zjarrit.

Në bashkinë Delvinë situata paraqitet e rënduar. Grupet e punës vijojnë monitorimin në terren. Paraprakisht dyshohet për djegien e një ferme me 25 krerë të imtash dhe 9 parqe bletësh, me gjithsej 500 zgjoje.

Fshatrat Skëndërbegas, Arunas, Shëmbërdhenjë, Bletës dhe Kullollas: Janë konstatuar të djegur 9 krerë gjedh, 95 krerë të imtash dhe 50 zgjoje bletësh. Grupet e punës janë në terren për evidentimin e plotë të dëmeve dhe në ndihmë të fermerëve. Kafshët e ngordhura po groposen. Deri më tani, sipas protokolleve veterinare janë groposur 39 krerë të imta dhe gjedh.

Lexo edhe :  Drejtori i MZSH: Bashkitë nuk janë bashkëpunuese, problem uniformat e zjarrfikësve

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve u bën thirrje fermerëve të bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet shtetërore për mbrojtjen e jetës së tyre dhe shëndetit të kafshëve./kb

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV