Me një gotë mbi kokë duke kërcyer, ja si po i shijon Dua Lipa pushimet në Ibiza (VIDEO)

Dua Lipa duket se po i shojon në maksimum pushimet e saj në Ibiza.

E veshur me shumë stil dhe rrethuar nga miq, këngëtarja shqiptare me famë botërore shpërndau edhe një moment teksa është duke kërcyer me një gotë mbi kokë.

“Deri tani – gjithçka mirë – diell, det, miqtë më të mirë, vallëzim deri në orën 6 të mëngjesit, darka të gjata, përqafime dhe një shi meteorësh!!!!!!! Ndihem me fat”, shkruan Dua./e.t