Sot samiti në Alaskë, Trump flet para takimit: Putin nuk do të ‘luajë’ me mua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në orën 21:00 (me kohën tonë) në Alaskë do të mbahet takimi i shumëpritur mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin.

Kryetemë do të jetë Ukraina, për t’i dhënë fund luftës që vijon prej disa vitesh. Liderët do të diskutojnë për kufijtë dhe shkëmbimin e territoreve, teza që kanë qarkulluar prej kohësh.

Trump-Putin do të takohen ‘kokë më kokë’ fillimisht, më pas do të pasohet nga një takim i delegacioneve dhe drekë pune.

Përpara samitit, Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se beson që Vladimir Putin dëshiron të arrihet paqe në Ukrainë, dhe shtoi se Presidenti rus nuk do të “luajë lojëra” në takimin e tyre në Alaskë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se nëse nuk ka mirëkuptim në diskutim, atëherë takimi do të përfundojë brenda pak minutave.

Do ta kuptojmë menjëherë pozicionin e secilit. Dhe unë do ta di brenda dy, tre, katër apo pesë minutave nëse do të kemi një takim të mirë apo jo,” u tha Trump gazetarëve nga Shtëpia e Bardhë të enjten.

“Nëse është një takim i keq, do të përfundojë shumë shpejt. Por nëse është i mirë, atëherë do të arrijmë paqen në një të ardhme shumë të afërt,” theksoi ai.

Dy presidentët pritet të diskutojnë edhe tema të tjera përveç Ukrainës, kryesisht për marrëdhëniet tregtare mes dy shteteve.

Ndërkohë nuk është ende e qartë nëse pas takimit mes tyre do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp Trump-Putin. Një ide e tillë ka qarkulluar në shtypin ndërkombëtar, por asgjë zyrtare ende./kb

 

Të fundit

I nxehti po i plak njerëzit më shpejt

Ekspozimi i përsëritur ndaj të nxehtit dhe temperaturave ekstrem po përshpejton plakjen tek njerëzit, sipas një studimi të fundit. Shkencëtarët...

Spanja në alarm nga xhihadistët, 95 të arrestuar në 8 muaj

Në Spanjë po vihet re një përshkallëzim i vërtetë në luftën kundër terrorizmit xhihadist. Shifrat janë alarmante. Vetëm gjatë tetë muajve të parë të...

“Kur të flas unë…” Kë po kërcënon Erion Veliaj me videon e fundit?

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është bërë “viral” në rrjetin social Tik Tok gjatë kohës që qëndron i izoluar në qendrën e paraburgimit në...

Trump: Televizioneve ABC dhe NBC t’i hiqen licenvat, janë të njëanshme

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar televizionet ABC dhe NBC, duke i quajtur ato të njëanshme dhe një kërcënim për demokracinë. Presidenti deklaroi se...

Ikin shqiptarët, puna po bëhet nga indianë, turq e afrikanë

Gati 12 mijë të huaj janë të punësuar në bizneset shqiptare, kryesisht në turizëm, ndërtim dhe tregtinë me shumicë. Shifrat zyrtare tregojnë se interesi...

Lajme të tjera

Web TV