Zelensky refuzon ofertën, Reuters zbardh bisedën telefonike me Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski mësohet se ka refuzuar propozimin rus për të dorëzuar rajonin lindor të Donbasit.

Lajmi bëhet me dije nga agjencia e lajmeve Reuters e cila ka zbardhur detaje nga biseda telefonike që presidenti amerikan, Donald Trump pati me homologun ukrainas, pas samitit të Alaskës.

Reuters raporton se Zelensky ishte i prerë në qëndrimin e tij dhe ka refuzuar të lëshojë territorin e pushtuar tashmë në pjesën më të madhe të tij, në duart e rusëve.

Presidenti Putin mësohet se ka kërkuar pikërisht Donbasin në takimin me Trump për të ndaluar avancimin e trupave të tij më thellë në Ukrainë.

Donbasi ka qenë burim përplasjesh territoriale mes Ukrainës dhe Rusisë që prej vitit 2014. Rajoni është kryesisht rusishtfolës dhe, pasi Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, forcat e saj pushtuan më shumë se një të tretën e lindjes së Ukrainës në një luftë që nuk përfundoi kurrë./E.T

Të fundit

Ndërron jetë Pippo Baudo, prezantuesi që bëri histori në televizionet italiane

Ka ndërruar sot jetë në moshën 89- vjeçare Giuseppe Raimondo Vittorio Baudo, një prej prezantuesve më të njohur të televizionit...

Një diktator përkrah njeriut më të fuqishëm në botë

Takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, që ishin dje përballë njëri-tjetrit për herë të parë pas gjashtë vitesh, pritej...

Gramshi, shkatërrimi pas flakëve/ Shtëpi dhe të mbjella të shkrumbuara

Këto janë pasojat që ka lënë pas zjarri, i cili për tre ditë me radhë shkrumboi fshatrat e Gramshit. Shtëpi tërësisht të shkatërruara, qindra bagëti...

Air Canada pezullon fluturimet pasi stafi i kabinës hyn në grevë

Asistentët e fluturimit të Air Canada hynë në grevë të shtunën në mëngjes, pasi negociatat midis sindikatës së stafit dhe linjës ajrore nuk arritën...

Maks Velon e lidhën duar e këmbë, e torturuan nëpër birucat e diktaturës

Nga Kujtim Çashku Maks Velo nuk është Henry Moore shqiptar, por Henry Moore kishte një jetë tjetër tek artisti shqiptar Maks Velo, veç asaj që jetoi...

Lajme të tjera

Web TV