Grupkapitujt e fundit drejt BE-së, konferenca ndërqeveritare gati në shtator

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vjeshta pritet të sjellë konferencën ndërqeveritare Shqipëri- BE për hapjen e dy grupkapitujve të mbetur të bisedimeve të anëtarësimit në BE.

Zëvendësministri i Ekonomisë, Enkelejd Musabelliu tha për RTSH se gjithë procedura tjetër është kryer.

“Për dy grupkapitujt e mbetur Shqipëria ka marrë një ftesë për të paraqitur pozicion e saj dhe në vjeshtë parashikohet edhe organizimi i konferencës së përbashkët ndërqeveritare mes Komisionit Evropian dhe Shqipërisë për të hapur zyrtarisht negociatat edhe këta këto dy grupkapituj”, u shpreh Musabelliu.

Me një integrim kaq të përshpejtuar në BE, përfaqësuesi i ekzekutivit mendon megjithatë se procedura është e drejtuar të përgatisë për përfitimet.

“Të bëhemi gati që aksesi në këtë treg prej 450 milionë konsumatorësh ta shfrytëzojmë në mënyrë maksimale për të marrë më të mirën. Edhe ndryshimi që do ndodhi me përafrimin e plotë të legjislacionit nuk do të jetë aq drastik sa të kthehet në pengesë për biznese të caktuara”, u shpreh ai.

Praktikisht anëtarësimi i njohur si një proces ku negociohet vetëm koha, ligjet e BE-së që transpozohen, nuk duhet ta trembë Shqipërinë, mendon Musabelliu.

“Edhe transpozimi i këtij legjislacioni nuk është i pamundur, aq më tepër me vullnetin e madh politik që kanë të dyja palët, të gjithë bashkë duhet të përgatitemi si shoqëri që të marrim më të mirën e mundshme me anëtarësimin në BE”, tha Musabelliu./

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV