Kush ishte Pippo Baudo, prezantuesi ikonik italian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga figurat më të shquara të ekranit italian, Pippo Baudo, është ndarë nga jeta sot në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme suksesi, pasioni dhe përkushtimi ndaj artit dhe publikut italian – dhe jo vetëm.

Për më shumë se gjashtë dekada, Baudo mbeti një figurë qendrore në botën e spektaklit, duke thyer rekorde dhe krijuar momente të paharrueshme për publikun. Ai mbahet mend veçanërisht për drejtimin e Festivalit të Sanremos plot 13 herë dhe për zbulimin e shumë talenteve të reja që më pas do të bëheshin emra të njohur.

Lindur më 7 qershor 1936 në Siçili, ai fillimisht ndoqi dëshirën e prindërve duke u diplomuar në Jurisprudencë, por pasioni i tij i vërtetë ishte skena. U ngjit për herë të parë në skenë në vitin 1959 në konkursin muzikor “La conchiglia d’oro” në Palermo. Pas disa përpjekjesh dhe audicionesh, në herën e katërt arriti të sigurojë vendin e tij në botën e televizionit.

Në vitin 1966 pati një kthesë të madhe në karrierën e tij, kur iu besua drejtimi i një kuizi muzikor, i cili u kthye shpejt në një program shumë të ndjekur. Vetëm dy vjet më pas, ai do të shfaqej në skenën e Sanremos për herë të parë, duke nisur kështu një lidhje të gjatë me këtë festival.

Në vitin 1987, Baudo largohet nga RAI dhe kalon në Mediaset, pas një ftese të drejtpërdrejtë nga Silvio Berlusconi. Në vitin 2002 rikthehet fuqishëm në drejtimin e Sanremos, më pas në 2005 drejton “Domenica In” dhe në 2007 rikthehet sërish në Sanremo, këtë herë përkrah Michelle Hunziker dhe më pas edhe me Piero Chiambretti, Bianca Guaccero e Andrea Osvart. Edhe në moshën 80-vjeçare, ai nuk u tërhoq – duke vazhduar të drejtojë “Domenica In”, i lidhur fort me botën e spektaklit që aq shumë e donte.

Lexo edhe :  Tomas Man, arkitekti i romanit modern gjerman

Edhe pse mosha përparonte, Pippo Baudo nuk e ndiente veten gati për të lënë skenën. Ai do të kujtohet si një figurë ikonike që frymëzoi breza të tërë dhe që e bëri televizionin italian më të pasur dhe më të dashur për publikun./kb

 

Të fundit

Dilema e liderëve evropianë pas ftesës në Shtëpinë e Bardhë: Të shmangin kurthin e Trump

Evropianët dhe britanikët janë aktualisht në duart e Donald Trump sa i përket çështjes së Ukrainës, dhe momenti i...

Zelensky: Rusia po e ndërlikon përfundimin e luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se refuzimi i vazhdueshëm i Rusisë për të pranuar një armëpushim po e komplikon përpjekjen për të përfunduar...

“Dead Ringers”, një udhëtim i errët në labirintin e ndërgjegjes

Nga Leonard Veizi Një klinikë sterile, një sekret i errët. Në Toronto-n e ftohtë dhe të përmbajtur, pas mureve sterile të një klinike moderne fertiliteti, dy...

Zgjerohet sipërfaqja e zjarreve në Parkun e Gërmenjit, në terren 65 forca

Situata e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjit paraqitet disi më e qetë dhe nuk ka shumë vatra të reja të zjarrit, por sipërfaqja...

Aksident në autostradën Levan–Vlorë, përplasen disa automjete

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja. Në aksident janë përfshirë disa automjete, duke...

Lajme të tjera

Web TV