Temperaturat e larta/ Fluks pacientësh në Urgjencë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Temperaturave e larta kanë rritur edhe fluksin e pacientëve në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal Berat. 90-100 pacientë paraqiten çdo ditë pranë këtij reparti, kryesisht të moshuar e të sëmurë kronikë.

Sipas mjekëve të urgjencës janë moshat e treta ata që paraqiten në gjendje të rënduar, me gjendje febrile dhe gastroenterite dhe me probleme me tensionin.

Shefi i Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, mjeku Xhezair Guri ka pohuar se fluksi i vizitave ka ardhur çdo ditë në rritje dhe pjesa më e madhe e pacientëve që paraqiten për të marrë trajtim mjekësor në Repartin e Urgjencës mbërrijnë aty me çrregullime digjestive për shkak të vapës.

“Gjatë kohëve të fundit, me rritjen e temperaturave të larta të ambjentit, edhe Reparti i Urgjencës në Spitalin e Beratit ka filluar të ngarkohet pasi janë shtuar rastet e të sëmurëve, sidomos moshat e treta, të sëmurët me patologji kardiake, diabetikët dhe të sëmurët me azmë.Rastet kanë pasur një trend në rritje nga dita në ditë dhe të sëmurët paraqesin problematika shëndetësore të ndryshme, si diarre e të vjella dhe çregullime të traktit digjestiv. Nga 80-90 vizita që kemi pasur çdo ditë, me këto temperatura të larta kemi pasur një rritje ditore të vizitave dhe shtrimeve me 10% më shumë.E gjithë kjo gjendjee krijuar kohët e fundit, ka ardhur për shkak të temperaturave të larta, prandaj ne u rekomandojmë moshave të treta dhe të sëmurëve kronikë që të qëndrojnë në ambjente të freskëta, në ambjente me hije dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje.

Rastet sipas diagnoza dhe sipas protokolleve, trajtohen me serume, me antipiretikë, bëjmë edhe analizat dhe nqs është e nevojshme i shtrojmë në spital.

Lexo edhe :  SPAK: 140 deputetët e rinj janë të pastër, asnjëri nuk është nën hetim

Moshat më të prekura janë moshat e treta, të sëmurët kronikë por ka pasur edhe raste të sëmurësh ndër moshat e reja, ndoshta nga ushqimet e kontaminuara dhe jo të mira. Kemi pasur edhe disa raste të komplikuara, të cilat janë trajtuar fillimisht në spitalin e Beratit dhe për shkak të komplikacioneve i kemi nisur në spitalin e Tiranës”,ka thënë mjeku Xhezair Guri./kb

Të fundit

Sa kushton një vakt në restorant? Më i liri Durrësi, më i shtrenjti Jugu

Çmimet në restorantet shqiptare mbeten ndër më të përballueshmet në rajon, por dallimet mes qyteteve janë të ndjeshme. Një darkë...

Skandalisht i mirë, rikthimi i filmave të krimit të klasit të lartë

Një valë misteresh të zgjuara, thrillerash dhe dramash të grabitjeve po vjen këtë vjeshtë nga regjisorë të njohur si Paul Thomas Anderson, Spike Lee,...

Kurti mesazh për Zhejin: Na ndihmoi me ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të gazetarit dhe publicistit të njohur Artur Zheji, i cili ndërroi...

Vrau gruan shqiptare në sy të 4 fëmijëve,, momenti kur 40-vjeçari mbërrin në gjykatë

40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci që vrau gruan e tij 36-vjeçare para syve të katër fëmijëve, u paraqit paraditen e së dielës, 24 gusht, para...

“Duam rrugë”, banorët e disa fshatrave të Selenicës ngrihen në protestë

Banorët e disa fshatrave që i përkasin bashkisë se Selenicës pjesë e qarkut Vlorë janë ngritur mëngjesin e kësaj të diele në një protestë...

Lajme të tjera

Web TV