Është zhvilluar në Gjykatën e Korçës seanca për komunikimin e masave të sigurisë ndaj të ndaluarve për vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo në Maliq.
Pasi u njohën me provat e paraqitura nga akuza, togat e zeza kanë vendosur të lënë në burg pa afat, autorin Enedio Guri, babain e tij Edison Guri dhe xhaxhain e autorit të mitur, Roland Guri.
Gjykata ka vendosur aplikimin e një mase më të lehtë për 4 të rinjtë që tentuan të fshehin ngjarjen, si edhe Florian Çelën për mos kallëzim krimi.
Për të pestë të akuzuarit e tjerë për ngjarjen e ndodhur para 4 ditësh në fshatin Pirg të Maliqit, është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Tetë persona u arrestuan pas ngjarjes tragjike në Maliq, ku mbeti i vrarë adoleshenti Erald Xhejo. Në pranga ra bashkëmoshatari i viktimës, 14-vjeçari që është autor i dyshuar të vrasjes, i cili pas kryerjes së krimit, tentoi të largohej nga vendngjarja me automjet.
Bashkë me autorin u arrestua babai dhe xhaxhai i tij pasi fshehën mjetin prerës me të cilin u krye krimi.
Po ashtu, u prangosën 4 të mitur, të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve, të cilët nëpërmjet deklarimeve në Polici, tentuan të pengojnë zbulimin e së vërtetës, një 34-vjeçar, gjithashtu i pranishëm gjatë konfliktit, i cili tentoi të largohet nga vendngjarja, në të njëjtin automjet me 14-vjeçarin. /e.t