Zelensky: Rusia po e ndërlikon përfundimin e luftës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se refuzimi i vazhdueshëm i Rusisë për të pranuar një armëpushim po e komplikon përpjekjen për të përfunduar luftën.

Ai theksoi se Moska ka refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim dhe ende nuk ka përcaktuar një datë për ndalimin e luftimeve, duke e bërë situatën më të vështirë.

“Rusia kundërshton thirrje të shumta për armëpushim dhe nuk ka treguar gatishmërinë për të ndaluar vrasjet. Kjo e ndërlikon shumë situatën,” tha Zelensky në një deklaratë përmes platformës X.

Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur interesin e tij për një marrëveshje paqeje të përhershme në Ukrainë, duke lënë mënjanë një armëpushim të mundshëm. Trump ka theksuar se do të kërkojë nga Zelensky që të pajtohet me një marrëveshje paqeje pas takimit të tij të ardhshëm me presidentin rus Vladimir Putin, duke argumentuar se armëpushimet shpesh nuk janë të qëndrueshme.

Në një ndryshim të qëndrimit të tij, Trump u shpreh në Truth Social se “marrëveshja paqeje e përhershme do të ishte mënyra më e mirë për të përfunduar këtë luftë të tmerrshme”, duke shtuar se armëpushimet janë shpesh të pasuksesshme.

Pas një telefonate me Trump, Zelensky theksoi se kërkon një paqe të qëndrueshme dhe të besueshme, dhe kërkoi që “zjarri të pushojë” dhe të ndalojnë vrasjet. Presidenti ukrainas kërkoi gjithashtu garanci të besueshme sigurie dhe kthimin e fëmijëve që, sipas tij, janë “rrëmbyer” nga territori i pushtuar nga Rusia/kb

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV