Sipas autoriteteve menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikës dhe Shpëtimit, të cilët janë në terren për të kontrolluar dhe shuar flakët.
“Agjencia bën apel të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar dhe i kërkon të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr. Çdo vatër zjarri duhet të raportohet menjëherë në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192”, thuhet në njoftim./e.t