Shtëpia e Bardhë i ka pyetur zyrtarët ukrainas nëse Volodymyr Zelensky do të veshë kostum në takimin e tij me Donald Trump. Kështu Raporton Axios, duke cituar burime.
Veshja e Zelensky ishte një problem gjatë takimit të tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan, të cilit nuk i pëlqente stili ushtarak i presidentit ukrainas.
Disa zyrtarë të administratës atëherë besuan se çështja e kostumit kishte kontribuar disi në rezultatin e takimit, i cili përfundoi me një përplasje në Zyrën Ovale. m.p.