Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për shtyp ka theksuar se mosekzekutimi i 251 urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK kundër kriminelëve më të rrezikshëm në Shqipëri, konfirmon zyrtarisht kapjen totale të shtetit nga mafia.
Blushi shprehet se 251 bosë të krimit të organizuar, trafikantë ndërkombëtarë dhe vrasës, janë në liri të plotë sepse ata janë pjesë integrale e narkopushtetit të Edi Ramës.
Sakaq, Blushi thekson se personat ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arrest janë partnerët e ngushtë elektoralë, mjete të frikës dhe ushtria personale e Ramës që blen dhe vret votën e lirë si dhe pengon dhunshëm rotacionin politik.
Tedi Blushi akuzon më tej se rrëmbimi terrorist me policë-banditë i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe mbajtja e tij në izolim ektrem pa fakte dhe pa prova penale, si dhe mos-arrestimi i 251 kriminelëve më të rrezikshëm në vend, provon qartë se ky institucion është aleati kryesor i Edi Ramës për vrasjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe për konsolidimin e regjimit të tij mafioz dhe autoritar, që tanimë po përpiqet të instalohet me ligj nëpërmjet një Kodi të ri Penal të denjë për “Republikat e Bananeve”.
Deklarata e plotë e Tedi Blushit
Mosekzekutimi i 251 urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK dhe të miratuara nga GJKKO kundër kriminelëve më të rrezikshëm në Shqipëri është konfirmimi zyrtar i kapjes totale të shtetit nga mafia.
Në çdo vend normal që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian, ky akt i kapitullimit të shtetit të së drejtës para krimit të organizuar do të ishte fundi i çdo qeverie.
Por, në Shqipërinë e Edi Ramës, është suksesi i modelit mafioz të shtetit që ai ka ndërtuar, duke kapur çdo pushtet dhe asgjësuar pavarësinë e çdo institucioni ligj-zbatues: drejtësi, polici, ushtri dhe shërbime sekrete.
251 bosë të krimit të organizuar, trafikantë ndërkombëtarë dhe vrasës, janë në liri të plotë, sepse ata janë pjesë integrale e Narkopushtetit të Edi Ramës.
Janë partnerët e tij të ngushtë elektoralë, mjetet e frikës, ushtria e tij personale që ble dhe vret votën e lirë dhe pengon dhunshëm rotacionin politik.
Këtë e pranoi hapur edhe Parlamenti Europian, përmes kreut të misionit vëzhgues, Michael Gahler, që deklaroi publikisht se strukturat kriminale nuk lejojnë rotacionin e pushtetit në Shqipëri.
Dështimi për të kapur 251 kriminelët është një akt-akuzë e rëndë për vet SPAK, për GJKKO-në, për Policinë e Shtetit dhe për Shërbimin Informativ, që nuk janë kanë pushuar së qeni institucione për garantimin e respektimit të ligjit dhe mbrojtjes së sigurisë kombëtare, por janë shndërruar në filiale të mafias që ka kapur sot shtetin.
251 kriminelë në liri janë prova tronditëse se si SPAK, qartazi është vënë në shërbim të interesave elektorale, politike dhe personale të Edi Ramës, jo për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet më të larta, por vetëm për të goditur, shantazhuar, hetuar dhe arrestuar kundërshtarët e tij politikë, që dënohen për shkak se gjykatësit dhe familjet e tyre janë nën përgjim dhe presion permanent nga Prokuroria e Posaçme.
Rrëmbimi terrorist me policë-banditë i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe mbajtja e tij në izolim ekstrem pa fakte dhe pa prova penale, si dhe mos arrestimi i 251 kriminelëve më të rrezikshëm në vend provon qartë se ky institucion është aleati kryesor i Edi Ramës për vrasjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe për konsolidimin e regjimit të tij mafioz dhe autoritar, që tanimë po përpiqet të instalohet me ligj nëpërmjet një Kodi të ri Penal të denjë për “Republikat e Bananeve”.
Në vend të arrestojnë 251 bosët e krimit, Policia e Shtetit dhe Ushtria përdoren për të vrarë fjalën e lirë, jo vetëm duke i ndërprerë dhunshëm sinjalin televizionit Neës 24, por edhe duke e thelluar më tej paligjshmërinë me moslejimin arbitrar të zbatimit të vendimit të gjykatave.
251 kriminelë në arrati është një akt-akuzë edhe për Shërbimin Informativ, që ka garantues i sigurisë kombëtare është kthyer tanimë në një institucion survejimi, inkuizicioni dhe persekutimi vetëm për kundërshtarët politikë të Edi Ramës.
Sot në Shqipëri nuk ka më shtet ligjor, por vetëm një strukturë kriminale të centralizuar, me Edi Ramën në krye të organizatës, që kontrollon gjithçka, institucionet, ekonominë dhe median, përmes dhunës, frikës, shantazhit, propagandës dhe korruptimit.
Në një vend ku kriminelët nuk arrestohen, por kundërshtarët politikë rrëmbehen dhe izolohen, ku drejtësia është kthyer në armë politike, media mbyllet me policë dhe ushtri dhe standardet e zgjedhjeve shkatërrohen me dhunë nuk ka më demokraci, as shtet të së drejtës dhe as liri.
Vetëm domosdoshmëria për shembjen e këtij regjimi dhe rikthimi i sovranitetit te qytetarët mbi shtetin është e vetmja zgjidhje që duhet t’i bashkojë sot më shumë se kurrë të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë. m.p.