Grabitet diamanti me vlerë 25 mln dollarë në Dubai

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga diamantet më të rralla dhe më të vlefshme në botë, me peshë 21.25 karat, ishte në qendër të një grabitjeje kinematografike në Dubai, por që zgjati shumë pak.

Diamanti rozë, i njohur për qartësinë, simetrinë dhe shkëlqimin e tij unik, u vodh nga një dyqan bizhuterish nga një bandë që hiqeshin si ndërmjetës për një blerës të supozuar.

Sipas CNN, banda e kishte studiuar operacionin për më shumë se një vit. Ata gjurmuan rrugën e gurit të çmuar nga Evropa dhe hartuan një plan të detajuar. Për t’u dukur bindës, anëtarët e saj morën me qira makina luksoze, organizuan takime në hotele prestigjioze dhe madje punësuan një ekspert gurësh të çmuar për të certifikuar vërtetësinë e diamantit.

Momenti vendimtar erdhi kur autorët e krimit arritën ta bindnin tregtarin që ta transportonte diamantin në një vilë, gjoja për t’ia paraqitur blerësit. Sapo u shfaq guri i çmuar, banda e rrëmbeu atë dhe iku me vrap.

Megjithatë, autoritetet vepruan shpejt. Brenda pak orësh, ata arritën të identifikonin tre të dyshuar, t’i gjurmonin dhe t’i arrestonin, përpara se diamanti të transportohej jashtë Dubait.

Objekti i vlefshëm iu kthye pronarit të tij, i cili nuk e fshehu habinë e tij nga shpejtësia e veprimeve të policisë. m.p.

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV