Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të këtij sezoni në transfertë ndaj Mallorca-s, por në fakt mungesa e tij nuk u ndie aspak.
“AS” raporton se polaku është i vetëdijshëm që këtë sezon do kalojë shumë kohë në stol, në krahasim me vitet e tjera. Në anën tjetër, Hansi Flick ka vendosur t’i besojë më shumë Ferran Torres.
Spanjolli edhe pse nuk ishte titullar i rregullt sezonin e kaluar, shënoi 19 gola në 43 ndeshje. 25-vjeçari pritet të ketë një rol më të rëndësishëm këtë vit dhe Flick do i besojë atij në një farë mënyre rolin e numrit 9.
Ndërkohë që verën e ardhshme, Barcelona synon të transferojë një numër 9-sh të mirëfillitë siç është Julian Alvarez, por për këtë sezon këtë rol do e mbulojë më shumë Ferran Torres sesa Lewandowski. m.p.