Milani ka hedhur hapat e parë për të testuar mundësinë e afrimit të Adrien Rabiot. Mesfushori francez, dikur i preferuar i Massimiliano Allegrit te Juventusi, ndodhet aktualisht jashtë planeve të Roberto De Zerbit te Marseille. Klubi vendosi ta linte jashtë skuadre pas përplasjes së dhunshme me Jonathan Rowe, mbas ndeshjes Rennes-OM.
Sipas “Sportmediaset”, kuqezinjtë e kanë testuar situatën e lojtarit francez, por operacioni është gjithçka tjetër veçse i lehtë. Ajo mes Allegrit dhe Rabiot, megjithatë, duket një lidhje e destinuar të rikthehet. Vetë francezi, më pak se dy muaj më parë, kishte pranuar:
“Te Marseille luaj në Champions, por është e qartë që nëse më telefonon Allegri, gjithmonë do të jem i gatshëm të flas me të. Në fakt, flasim shpesh. Giovanni Rossi, këshilltari i De Zerbit, punon me të dhe sa herë më telefonon më thotë: ‘Eja, se ta kaloj babain tënd’. Me Allegrin mund të flas për gjithçka, e vlerësoj shumë, ka një mentalitet fitues”.
Për Milanin, Rabiot shihet si zëvendësuesi ideal i Tijjani Reijnders, por pengesa kryesore mbetet paga e lartë. Ish-lojtari i Juves përfiton 3.5 milionë euro në sezon, që me bonuse mund të shkojë deri në 5 milionë. m.p.