Netanyahu akuza kryeministrit australian: Je politikan…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të martën se homologu i tij australian, Anthony Albanese, e ka “braktisur” komunitetin hebre të Australisë dhe se e ka “tradhtuar” Izraelin.

Fjalët e liderit izraelit mund t’i përkeqësojnë edhe më shumë marrëdhëniet e tensionuara diplomatike nga lufta në Gazë.

Netanyahu i bëri këto komente një ditë pasi Izraeli ua anuloi vizat diplomatëve australianë në Autoritetin Palestinez, pas vendimit të Australisë për ta njohur shtetin palestinez dhe anulimit të vizës së një ligjvënësi izraelit.

“Historia do ta kujtojë Albanesen për atë që është: një politikan i dobët që tradhtoi Izraelin dhe braktisi hebrenjtë e Australisë”, shkroi Netanyahu në llogarinë e tij në X.

Ligjvënësi izraelit pritej të takohej me komunitetin hebre në Australi, i cili është përballur me një rritje të ndjeshme të sulmeve antisemitike që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gazë, pothuajse dy vjet më parë.

Ministrja e Jashtme e Australisë, Penny Wong, tha të hënën vendimi i Izraelit për ndalim vizash është “reagim i paarsyeshëm” dhe tha se Qeveria e Netanyahut po e rrit izolimin diplomatik të Izraelit.

Izraeli po përballet me presion gjithnjë e më të madh ndërkombëtar për shkak të numrit të madh të viktimave civile nga ofensiva ushtarake në Rripin e Gazës.

Albanese tha më 12 gusht se Netanyahu është duke e “mohuar” krizën humanitare në Gazë.

Ai e bëri këtë deklaratë një ditë pasi njoftoi se Australia mund ta njohë shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, duke ndjekur shembullin e Francës, Britanisë dhe Kanadasë.

Netanyahu ka thënë se një veprim i tillë do të shërbente si shpërblim për sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023 ndaj Izraelit, i cili nxiti luftën në Gazë. m.p.

Të fundit

“Injorimi i numrave, katastrofë e pashmangshme”/ PS dominuese, opozita drejt shuarjes

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku ka komentuar...

Po ra Sorosi, a hiqet ‘non grata’ e Berishës?

Nga Indrit Vokshi Tragjedia e PD nisi me shpalljen nongrata të Sali Berishës. Vendimi i Blinken u publikua në 19 maj 2021 por 19 maji...

A është Edi Rama peshkatari që po gjuan në kënetën e opozitës?!

Nga Denis Dyrnjaja Ne vigjilje të prezantimit të qeverisë së re të drejtuar nga Edi Rama në mandatin e katërt të PS në pushtet, në...

Rama ndan pamjet/ Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ndau në rrjetet sociale pamje nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës, si dy prej destinacioneve me të...

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi elektoral

Ish-kryeministri çek Andrej Babis është sulmuar gjatë një tubimi elektoral në qytetin Dobra, në lindje të vendit, vetëm pak javë para zgjedhjeve parlamentare që...

Lajme të tjera

Web TV