Shtyhet data e raportit final nga ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nota finale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të jepet në muajin shtator. Burime zyrtare nga kjo organizatë i kishin deklaruar TV Kombëtar Klan News se ky raport do të publikohej në fund të muajit gusht, por ky afat është shtyrë pasi mesa duket vijon mbledhja e provave dhe materialeve, kryesisht me adresë opozitën shqiptare.

Zyra e ODHIR në Varshavë na ka konfirmuar se po i jepet dora e fundit këtij raporti, i cili përmbledh gjetjet e misionit vëzhgues të udhëhequr nga Ambasadori Lamberto Zannier.

Në vlerësimin e saj paraprak, OSBE-ODIHR i konsideroi zgjedhjet parlamentare të 11 majit si konkurruese dhe përgjithësisht profesionale, pavarësisht mjedisit politik të polarizuar.

OSBE-ODIHR vuri në dukje rolin pozitiv të SPAK-ut, si dhe mekanizmin e ngritur në bashkëpunim me KQZ-në dhe Prokurorinë e Përgjithshme për zbulimin e krimeve zgjedhore.

Ky raport pritet me shumë interes nga klasa politike shqiptare, veçanërisht nga opozita e udhëhequr nga Sali Berisha, e cila i ka kontestuar këto zgjedhje duke i konsideruar ato si farsë elektorale.

Mbetet për t’u parë nëse ky raport do të pasqyrojë akuzat për shitblerje votash, manipulim të rezultateve, keqpërdorim të administratës dhe fondeve publike, por mbi të gjitha, pritet vlerësimi i vëzhguesve ndërkombëtarë për atë se sa kanë ndikuar gjetjet që ka paraqitur opozita në rezultatin e publikuar tashmë nga KQZ-ja.

Partia Socialiste ka fituar 83 vende në parlamentin e ri, ndaj pret ftesën nga Presidenti Begaj për të formuar qeverinë e re.

Disa nga rekomandimet e OSBE-ODIHR-it kanë mbetur ende të pazbatuara, si depolitizimi i komisioneve zgjedhore, mekanizmat e kontrollit për financimin e partive politike dhe reforma gjithëpërfshirëse zgjedhore. m.p.

Të fundit

Berisha shkoi në Kosovë sepse ka bërë planin e arratisjes nga Shqipëria”

Avokati Idajet Beqiri, komentoi dosjen “Partizani”, teksa nuk i kurseu kritikat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas avokatit Beqiri, pritet që...

Talenti i madh portugez zgjedh paratë e Arabisë Saudite

Rodrigo Mora është një nga lojtarët e rinj shumë premtues, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha. Në sezonin e kaluar,...

Shpella antike e Odisesë mbulohet me beton, monumentit i del pronari

Një qytetar i Himarës ka postuar një video nga Shpella e Spilesë. Një Monument Kulture i Shpallur i tillë që në vitin 1963. Ka disa...

Lutfi Dervishi: Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt. Ai është dënimi i parë...

PZAP urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Lista...

Lajme të tjera

Web TV